Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BERISHA/ Ministri merr në muaj sa 15 paga mesatare, rroga mesatare e shqiptarëve është ulur 40-50 përqind

02/03/2024
BERISHA/ Ministri merr në muaj sa 15 paga mesatare, rroga mesatare e shqiptarëve është ulur 40-50 përqind
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në këtë sistem, gjykatësi dhe prokurorët blihen nga qeveria me rrogat e larta. Rroga mesatare e shqiptarëve është ulur 40-50 përqind, tha këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA NË PROTESTË/ Sot njëlloj si në pushtimet më të egra, ne përballemi me dy të këqija të mëdha. Me dy armiq të egër të qenies sonë.
Së pari, me mohimin e votës së lirë.
Së dyti, me vjedhjen e tmerrshme të pasurive publike dhe fondeve publike nga qeveritarët tanë.
Që të dyja këto fatkeqësi të mëdha kombëtare, të dy këto mure që na ndajnë nga e ardhmja që meritojmë, kanë një autor. Kanë një ndërtues të tyre dhe ky është Edi Rama.

U bëj sonte thirrje shqiptarëve kudo që janë të mendojnë për një moment dhe të shtrojnë pyetjen vetes: si ka mundësi që në vitin 2013, ne arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar në rajon, arritëm të kemi rrogat dhe pensionet më të larta në rajon.
Çfarë ndodhi me ne këto 10 vite, gjatë të cilave rrogat duhet të ishin dyfishuar, minimumi dyfishuar, për të mos thënë trefishuar? Pse ne u rrokullisëm përsëri siç kemi qenë në dekada në mos shekuj, njerëzit më të keqpaguar në rajon?
Kjo ka vetëm një shpjegim. Asgjë tjetër, vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të pasurive të qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe klika e tij.

Cilido që sheh shifrat, konstaton se pas vitit 2013, shqiptarët paguajnë taksa dy herë më shumë.
Se pas vitit 2013, rrogat njëlloj si në sistemin komunist u ngrinë dhe nuk u rritën.
Borxhi u rrit, rrogat dhe pensionet nuk u rritën.
Çmimet u rritën dhe tejkaluan çmimet në vendet e BE-së.
Sot, miqtë e mi, ushqimet e përditshme i blen më lirë në Itali, i blen më lirë në Greqi, i blen më lirë në shumicën e vendeve të BE.
Kjo sepse rrogat, pensionet, mbeten ato të cilat ishin. Nuk ndoqën rritjen e çmimeve.
Kjo bëri që varfëria e frikshme të shtrohet këmbëkryq në 60 përqind të vatrave të shqiptarëve.
Ndërkohë që rrogat e zyrtarëve më të lartë, krahasuar me rrogën mesatare të shqiptarëve, u bënë 6 herë më të larta.
Por jo vetëm 6 herë, por edhe 15 herë më të larta. Nuk ka vend në botë që një zyrtar të marrë 15 rroga, apo të marrë 70-80 pensione në muaj.
Kjo ndodh vetëm në sistemin ku nomenklatura e pushtetit nuk pyet për jetën e qytetarëve.
Kjo ndodh vetëm në sistemin ku gjykatës dhe prokurorë blihen nga qeveria me rrogat e larta.
Dhe i jepet gjykatëses 6 milionë rrogë, 7 milionë rrogë, një krim shtetëror i vërtetë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.