Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama

28/02/2024
Presidenti Zelenski, takim me Kryeministrin Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në nisje të Samitit Ukrainë – Europa Juglindore, Kryeministri Edi Rama priti Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë.

Zelenskyy ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve  nga  Europa  Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.

Samiti është një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelenskyy zhvilluan një takim kokë më kokë, në zyrën e Kryeministrit Rama dhe më pas u ndoq nga takimi mes dy delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në këtë takim u nënshkrua edhe “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”,  nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, – duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të vecantë, të paqes e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.