Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht

27/02/2024
Berisha: Çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tarifat e universiteteve do të ulen 5 herë. Çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht, prezantoi këtë mbrëmje në fjalën e tij kreu i PD, Sali Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Me 20 shkurt unë u zotova para jush se për Partinë Demokratike, shtylla kryesore e programit të saj, pas garantimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, do të jetë investimi tek qytetarët shqiptarë.
Me këtë rast, dua të siguroj çdo të ri, të re, se kjo nënkupton mbi të gjitha investimin tek rinia shqiptare.
Pushteti i ardhshëm do të jetë pushteti i tyre.
Ky pushtet do të bëjë gjithçka që ata të shkollohen në shkolla cilësore.
Miqtë e mi!
Ne jemi parti me trashëgimi. Në 2005, Shqipëria renditej në nivelet më të ulëta për arsimin në Pisa, por kur e dorëzuam, e dorëzuam jo në nivelin që duhej të ishte, por ama e dorëzuam me rritjen më vertikale që mund të kishte.
Pra e dorëzuam në një kohë kur cilësia e arsimit rritej vertikalisht nga viti në vit.
Çfarë ndodhi më vonë.
Pisa që përfshin 8 vitet e tyre, Shqipëria regjistroi rënien me të madhe në botë, rënien më të tmerrshme do të thoja unë.
Kjo sepse arsimi u inondua nga patronazhistë, nga rilindasit, fara më e keqe e kombit që nga diktatura e Enver Hoxhës.
Garantoj të rejat dhe të rinjtë, se nuk do të ketë më satër kasapi mbi mesataren e tyre, se tarifat e universiteteve do të ulen, jo një e dy, por 5 herë. Do të ulen 5 herë, fjala ime e nderit dhe se çdo student do të ketë bursën të barabartë me një rrogë për të jetuar normalisht.
Këto janë vetëm disa nga masat që do të ndërmarrim nëse duam që të mbijetojmë si komb.
Dhe ne duam të mbijetojmë si komb.
Ne jemi komb i lashtë, ne nuk kemi pse zhdukemi pse kërkojnë armiqtë tanë me Edi Ramën të na shfarosin në mënyrë paqësore. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Berisha: Kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

18/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK, 24 urdhër arreste të reja për dy dosjet e mëdha të kokainës

19/06/2026
DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

DITA E 19/ Ata pushtetin, ne Shqipërinë. Sërish bulevardi buçet: Rama ik!

18/06/2026
Kryeministri Rama, vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, çfarë do të bëjë në Seul

Rama: Rezoluta e PE nuk është fitore e protestuesve, amendamenti për Zvërnecin u rrëzua

18/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.