Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish Kongresmenia republikane – të rinjve : Koha të luftoni dhe mbroni lirinë si në 1990!

25/02/2024
Ish Kongresmenia republikane – të rinjve : Koha të luftoni dhe mbroni lirinë si në 1990!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Brezi juaj i ri duhet të mbrojë lirinë, siç bënë të rinjtë dhe studentet në vitet 1990, tha sot në një takim me të rinjtë demokratë ish-kongresmenia republikane ,Vicky Hartzler.

Ajo pati një bashkëbisedim me të rinjtë e shkollës politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që kishte në fokus rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në politikë.

“Teksa unë shoh pas në historinë tuaj, jam e inspiruar nga ajo. Sot duke ecur në korridor pashë fotografi të studentëve që drejtuan marshimin në vendin tuaj, prindërit dhe gjyshërit tuaj që u ngritën dhe thanë “ne duam liri, jo më”. Brezat e vjetër, në vendit tuaj apo tonin ishin ata që siguruan lirinë, por i takon çdo brezi që ta mbrojë dhe luftojë për atë liri. Dhe tani është koha juaj. Idealet konservatore janë ato që e bëjnë shtetin të lulëzojë. Ato janë bësimi, familja dhe liria. Liria nga tirania qeveritare, liri nga tejkalimi i qeverisë, liri për t’u shprehur , liria për të adhuruar dhe falur sipas dëshirës, liria për të rritur familjen tuaj sipas besimeve tuaja pa patur qeverinë që të thotë se nuk mund ta bëni atë. Këto janë gjërat konservatore që ne përqafojmë, që e kanë bërë Amerikën të mbrekullueshme, Shqipërinë të mrekullueshme”

Travis Weber, Zv/President i Çështjeve të Politikave Qeveritare në Qendrën Kërkimore për Familjen në Washington I ftuar në bashkëbisedimin me të rinjtë, foli me vlerësime për luftën që rinia shqiptare bën për familjen.

“Ju jeni jashtëzakonisht të vlefshëm për vendin tuaj, secili nga ju përfaqëson diçka për vendin që është ..përfaqësoni më shumë se një person për shtetin tuaj. Secili përfaqëson një pjesë të të ardhmes së Shqipërisë, vetëm nga gatishmëria për të qënë këtu sepse kjo tregon sakrificë, tregon vënien poshtë të interesave personale për interesat e vendit , për atë që është e mirë për vendin tuaj, nga koha juaj, investimi I përpjekjeve tuaja por edhe paratë”, tha ai.

Kreu I FRPD Besart Xhaferri në fjalën e tij u shpreh së largimi dhe dorëzimi i të rinjve nuk duhet të jenë alternativë, teksa pohoi se autokracia në vend sot është fakt, por kjo nuk do ta ndalë luftën e opozitës. Sipas Xhaferrit zgjidhja për problemet e vendit nuk do të vijë nga jashtë por nga brenda.

Drejtori i Shkollës Politike të FRPD, Arian Dedej ,u shpreh se të rinjtë duhet të përfitojnë nga liria që sollën studentët ne 90’ dhe duhet të angazhohen maksimalisht që Shqipëria të mos e diskutojë kthimin pas në kohën kur privoheshin nga liria. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

Lëkundet Belshi dhe Fieri nga tërmeti mbi 4 ballë

24/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

Kapet 1 milion euro e padeklaruar në Merdarë, në pranga edhe një efektiv i Policisë së Shtetit

25/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

Bllokimi i aksit Librazhd–Prrenjas, ARRSH: Do të ndërtohet rrugë e re alternative

24/02/2026
Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

Organizata mjedisore të mbështetura nga GreenAL letër Ramës për lumin Shkumbin

24/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.