Komenti i Berishës për vizitën e Blinken: Welcome to monist Albania!

Komenti i Berishës për vizitën e Blinken: Welcome to monist Albania!

130
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sot vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA  në Shqipëri duke theksuar se vendi tashmë është një shtet monist. Welcome to monist Albania, shkruan Berisha në njënpostim të rij në rrjete sociale.

Komenti i Berishës:Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.
Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo ëshzë e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.
Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.

Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, per korrupsion domethenses, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.

Ata e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denoncinin fuqishëm mega aferat korruptive të Edi Ramës lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në Shqipëri, rajon deri tek bosët shqiptarë të Sinaloa të Meksikës, por edhe denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo ruse ne rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë.
Ata e bënë këtë se ne kundërshtuam me forcë projektin e Ballkanit të Hapur që mbështetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur të Beogradit nga ana e tij në samite ndërkombëtare për mos respektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikundër kam shkruajtur në letren time drejtuar Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA, agjensitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.

E vërteta është se pas tre vitesh hetimesh intensive e të shumëanshme qeveria, drejtësia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kanë gjetur dot asnjë provë fakt apo dokument që të fajsojnë Sali Berishën ndaj dhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjeter opozite nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare por edhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!

Jam sot me urdher politik në arrest shtepie si person në hetim sepse dhëndri im Jamarbër Malltezi si njeri nga 510 mijë qytetarë shqiptarë që në vitet 2006-2021 kanë marrë në total me kthim dhe kompensim 1 miljardë e 577 milionë e 400 mijë m2 tokë ka marrë dhe ai në përputhje të plotë me ligjin 410 m2 tokë të familjes së tij të konfiskuar nga regjimi komuniste 60 vite më parë (1 Link në fund)

Monizmi në Shqipëri është i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shumë kohësh ju mohon 43 deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaferat e tij të mëdha korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, për superkandalin e Rama- McGonigal për të cilin ka një gjyq nesër në Washington. Ai nuk pranon përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në komisionet parlamentar dhe me kontrollin e tij rreptë të tij mbi drejtesinë dhe urdhër publik të tij mban në arrest shtëpie pa akuzë liderin e partisë më të madhe opozitare duke shndërruar Shqiperinë, vendin anëtar te NATO-s, në Ugandë apo Tunizinë e Europës. Me këtë akt Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik ish-zëvendesit të diktatorit Ramiz Alia që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik në gjithë Europën Lindore, varjen në litar si kundërshtar politik të poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri bazuar pikerisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James Baker foli para 200 mijë shqiptareve 33 vjet me parë.

https://www.sali-berisha.com/

https://www.facebook.com/share/p/FGbuUAFmD6h6KGJn/?mibextid=WC7FNe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY