Edi Rama nuk ka përgjigje për akuzat e Arben Ahmetajt, kapet pa...

Edi Rama nuk ka përgjigje për akuzat e Arben Ahmetajt, kapet pa fjalë nga gazetarët

100
0
Shares

Kryeministri Edi Rama refuzoi sot të përgjigjet në pyetjet në lidhje me deklaratat e bujshme të ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

I pyetur nga gazetarët nëse e kishte kërcënuar Ahmetajn, Rama e riktheu fokusin tek mbledhja e Partisë Socialiste, duke theksuar se në mbledhjen e ditës së sotme nuk do të ketë ndryshime.

Ndërsa refuzoi po ashtu të jepte shpjegime në lidhje me atë që deklaroi Ahmetaj se Rama ha qofte në verandë dhe shet det e ajër të Shqipërisë.

“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste.

Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”, tha Rama para se të hynte në Asamble, një nga forumet formale të PS, pasi aty as kërkohet, as jepet llogari.

PS nuk bën zgjedhje të brendshme që në vitin 2005, kur Edi Rama u zgjodh kryetar i saj duke garuar me ish Presidentin Rexhep Mejdani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY