Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: I bëj thirrje Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të tërhiqet nga kjo aferë korruptive me Ramën

10/02/2024
Berisha: I bëj thirrje Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të tërhiqet nga kjo aferë korruptive me Ramën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas publikimit të raportit të UNESCO-s për Butrintin, kreu i PD, Sali Berisha i bëri thirrje Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të tërhiqet nga kjo aferë korruptive me Ramën.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Së fundmi miq kam një mirënjohje shumë të thellë ndaj Organizatës Botërore të Trashëgimisë Kulturore, UNESCO-s, e cila në raportin e saj që ka fshehur Edi Rama, zbërtheu copëtimin, shkatërrimin e Edi Ramës me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të parkut më përrallor që ka Europa, parkut kombëtar të Butrintit.
Më lejoni të falënderoj para jush, përzemërsisht deputeten Ina Zhupa e cila qëndroi e pamposhtur nga çdo presion, për t’i mbrojtur Shqipërisë pasurinë e saj më përrallore, parkun e Butrintit.
Të falënderoj profesor doktor Apollon Baçen, avokat i pamposhtur i kësaj trashëgimie.
Të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Butrintit dhe të gjithë ata që u përballën me presionet më çnjerëzore, më të gjithanshme, por qëndruan në mbrojtje të kësaj pasurie të pashoqe e theksoj edhe njëherë.
Parku i Butrintit, nga qyteza arkeologjike te Kepi i Stillës, përbën ndoshta një nga mrekullitë më të mëdha në botë.
Ky park u mbrojt dhe duhet t’u rrëfej këtu se nga viti 1993, gjer në vitin 2013, Fondacioni i Lordit Rothchild, luajti një rol shumë pozitiv në mbrojtjen e tij.
Unë ju kujtoj ju se në një moment kur zgjeruam rrugën për çështje sigurie, protestat e tyre te qeveria shqiptare ishin të përsëritura dhe të fuqishme.
Por çfarë ndodhi më vonë? Parku u copëtua me projektin e Edi Ramës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.
Unë jam këtu për të kërkuar publikisht Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, tërhiquni menjëherë nga projekti, kërkoni të falur sepse keni kryer një akt shumë të rëndë ndaj një pasurie përrallore të kombit shqiptar.
Është pikërisht projekti juaj, i bazuar në studimin tuaj korruptiv me Edi Ramën, që i dha këtij të fundit mundësinë të projektojë, të ndërtojë te Gjiri i Manastirit, te Kepi i Stillës me qindra e mijëra banesa.
Unë kam pasur një bashkëpunim të ngushtë, të frutshëm, kam respektuar shumë, kam vlerësuar lart të gjithë kontributin e këtij fondi. Kam pasur marrëdhënie miqësore me presidentin e tij.
Por natyrisht Butrinti ishte për mua, interesi i shqiptarëve ishte mbi të gjitha.
Ndaj i them, zoti Granoff, tërhiqe projektin. I bëtë një dëm të madh.
Ju keni kontribut të padiskutueshëm në dhjetëra e dhjetëra projekte në Shqipëri.
Por ajo që bëtë është e paimagjinueshme. U bëtë bashkautor në një megakorrupsion të tmerrshëm me Edi Ramën.
Përndryshe, me një peticion do i kërkojmë hetim Kongresit të SHBA për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan. Keqpërdorimin e tij nga Edi Rama. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.