Është identifikuar personi i cili u gjet dje, i mbytur në plazhin e Hamallajt.
Burime të policisë Vendore të Durrësit, bëjnë të ditur, se në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në plazh, në Sektor Hamallaj, ku u gjet i mbytur në det një shtetas, është bërë i mundur identifikimi i tij. Të njëjta burime saktësojnë se ai është Xh. V., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë ataku kardiak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...