EMRAT/ Dy gra pa jetë në Korçë, gjenden në shtëpi nënë e...

EMRAT/ Dy gra pa jetë në Korçë, gjenden në shtëpi nënë e bijë

275
0
Shares

Dy gra u gjetën pa jetë sot pasdite në një shtëpi në Korçë, pasi dera e hap me forcë nga policia.

“Rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset Elena Vangjeli, 75 vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli, 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale”, njoftoi policia e Korçës.

Fqinjët thonë se prej ditësh nuk kishin kontaktuar me Ornelën dhe nënën e saj.

“Me Ornelën kam komunikuar të shtunën. Ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri, edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës. U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq. Dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata, por dera nuk u hap. Unë mora në telelfon edhe mbesën e tyre, por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën, por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap, por i gjetën të pajeta”, rrëfeu fqinja e tyre.

Policia është rezervuar të flasë për shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë duke përfshirë edhe mundësinë e vdekjes nga ndonjë rrjedhje gazi apo nga ndonjë helmim i papritur.

Megjithatë dyshohet se vajza, Ornela, mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brënda. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.

Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY