Rama lajmëron rritje pagash për mesuesit në pak muaj

Rama lajmëron rritje pagash për mesuesit në pak muaj

122
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot se duhet një reformë arsimore pasi vendi u rendit tek analfabetët nga një sondazh i PISA-s.

Ndërsa ai lajmëroi rritje pagash për pak muaj që do të shkojnë 950 Euro.

“Jemi në një kohë ku çdo mësues ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet dhe askush nuk e lëviz nga vendi. Ky është themeli më fillestar, kjo nuk mjaftojn. Ashtu sikundër nuk mjafton thjesht rritja e pagave. Pagat brenda pak muajsh, për mësuesit do të shkojnë 950 Euro, por nuk mjafton. Ne na duhet të reformojmë sistemin. Mekanizimin e rritjes së pagës për shkak të vjetërisë në punë, ta reformojmë. Të gjejmë rrugën që përveç pagës uniformë, të ketë nivel të ndryshëm pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve dhe për këtë na duhet një sistem i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh.

Ajo që mund të ju them është se besojmë se mund të ja dalim kësaj sfide nëse e gjithë trupa drejtuese e sistemit arsimor vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar se çfarë peshe të jashtëzakonshme ka sot funksioni i mësuesit”, deklaroi Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY