Ushtronte dhunë, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, dhe i kanoste ato me jetë, vihet në pranga 50-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes në dijeni se një shtetas po kanoste me mjet prerës, bashkëshorten e tij, se do ta vriste, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 50 vjeç, banues në Shkozë.
Shtetasi Agim B., ditën e djeshme, dhe në mënyrë të vazhdueshme, në Shkozë, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, dhe fëmijëve të tyre, si dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë, se do ti vriste. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/