Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar”

26/01/2024
“Rama është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar, tha këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha gjatë protestës që u zhvillua para apartamentit të tij.

”Dy muaj më parë, grupi i deputetëve të PD nisi një betejë në parlament. 43 deputetë një betejë pa kthim, një betejë për mbrojtjen e të drejtave tuaj kushtetuese, për mbrojtjen e pluralizmit parlamentar.

Kjo betejë nisi në mënyrën më të pazakontë, me mjetet e mosbindjes civile të papara gjer atëherë në parlamentin shqiptar.
Grumbuj karrigesh, tymues, zhurmues, që të gjitha me një qëllim të vetëm për ti thënë parlamentit monist se mbi ne nuk kalon dot kurrë.
Kurse ju shihnit lakejtë e qeverisë në studiot televizive që shfaqeshin të turpëruar me këto akte të opozitës dhe jo me monizmin e shëmtuar të Edi Ramës.
Ju në studiot televizive dëgjonit çakejtë dhe lakejtë e qeverisë të cilët përpiqeshin të diabolizonin, të vinin në bankën e akuzës betejën pa kthim, epike të deputetëve të opozitës”, tha Berisha.

Kreu i opozitës tha se deputetët e opozitës në sallën e parlamentit nuk donin të krijonin grumbullin e karrigeve, as dhe të përdornin tymues e zhurmues, por ato ishin thirrja e fuqishme, ishin klithëm e mosbindjes civile të tyre për të mbrojtur parimet e shenjta të kushtetuese të pluralizmit, për të ju mbrojtur ju dhe dinjitetin tuaj, të drejtat tuaja.

“Sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër.
Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar.
Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite.
Por miqtë e mi!
Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet.
Se modeli i reformës zgjedhore bipartizan kur PD-ja qeveriste ishte modeli më i mirë, ishte shembull për mbarë rajonin”, tha Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

01/05/2026
Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

Berisha, takim me Kryeministrin kroat, Plenkoviç: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026
Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

Berisha takon Stephen Harper në Zagreb, ngre alarmin për “autokraci elektorale” në Shqipëri

01/05/2026
Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

Shtyllat “gjysmë shtize” në Çermë Sektor, Korreshi ironizon Karakaçin dhe Ballukun

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.