Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kontrolluan një ditë më parë banesën e drejtoreshës së investimeve pranë drejtorisë së punëve publike në bashkinë e kryeqytetin, Ilda Qazimllari.
Janë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, njofton news24.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan disa kompjutera dhe dosje në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit.
Ndërkaq, mbrëmjen e kaluar është ushtruar kontroll edhe në banesat e tre drejtorëve të tjerë të bashkisë së Tiranës përveç asaj të zonjës Qazimllari, por news24 nuk përmend emrat.
Sot Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të shtyjë për të shtunën shqyrtimin e ankimimit të bërë nga zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi të cilën ndodhen në arrest shtëpie, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/