Pas Edi Ramës, Dumani është njeriu më i korruptuar i Shqipërisë. Ai mbuloi skandalin Amant Josifi-Olsi Rama, tha sot në protestën e pasdites pranë apartamentit të tij, kreu i PD, Sali Berisha.
DEKLARATA/ Të gjithë vjedhjet e Edi Ramës ia mbulon në njeri, dhe ky njeri quhet Altin Dumani, i korruptuar nga Rama në çdo qelizë të qenies së tij.
Për ata të cilët kanë ndonjë skepticizëm apo ndonjë mendim ndryshe për Damanin e Partisë, u them të ktheheni në kohë, kur opozita kërkonte sekuestrimin e Sharrës dhe djegësit të Tiranës si vepër krimi.
Altin Damani, sikur të ishte Erion Veliaj apo Lefter Koka, na përgjigjej se nuk e sekuestrojmë dot se shkojmë në arbitrazh.
A është ky prokurori apo avokati i krimeve të Edi Ramës, gjykojeni vetë.
Më vonë, me porosi familjare të Edi Ramës, shkëput nga dosja e vjedhjes së shekullit fashikullin e Arben Ahmetajt, e heton vetë, e njofton pesë ditë para se të kërkohej në parlament arrestin.
Në atë fashikull përmendej 13 herë emri i Erion Veliajt, e megjithatë në atë fashikull nuk hetohej procedura, sepse procedura ka firmën e zezë të Edi Ramës.
Edi Rama është fajtori numër 1.
Çfarë ndodh me avokatin e krimit qeveritar, Altin Damani?
I them këto për ata të cilët përsëri kërkojnë ta paraqesin si ndryshe.
U them atyre se ky është pas Edi Ramës, njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.
A e dini ju se në qindra faqe dosje të Bashkisë së Tiranës, emri i Erion Veliajt nuk përmendet njëherë të vetme.
Sepse Altin Damani zbaton vetëm porositë e Edi Ramës, vetëm porositë e Edi Ramës.
Miqtë e mi, për të gjykuar vjedhjet, krimin, sot ai ka plasur për fushe. Shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama qëndron para të gjithë skandaleve të mëdha.
Një nga skandalet më të mëdha në Shqipëri dhe Europë është skandali Amant Josifi-Olsi Rama.
A mund të thoni ju çfarë bëri Damani për të arrestuar Amant Josifin? Asgjë, asnjë urdhër arresti. Përkundrazi, e përcolli Olsi në Dubai.
Dhe kur opozita ngriti zërin, denonconte Dumanër, Ramën me shokë, Dumani përgjigjej: Kemi probleme me Dumanin.
Ky avokat i krimeve të klanit më të rrezikshëm në Europë, klanit Rama.
Berisha solli një shembull të fjetjes mbi dosje të kreut të SPAK, atë të Kukësit:
Një prokuror i ndershëm, i guximshëm, regjistroi në kohë elektorale dhe doli se Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, shefa policie, deputetë etj, vepronin së bashku si organizatë e shëmtuar kriminale kundër vullnetit të qytetarëve.
Blinin vota, terrorizonin me banda qytetarët.
Sa vite kanë dosjet 184 dhe 339? Çfarë bëri Dumani me Dumanët e tij? Asgjë, asgjë, bëri avokatin e krimit elektoral më të shëmtuar në Shqipëri.
Atëherë miqtë e mi, ç’përfaqëson Dumani? A përfaqëson ai krimin e Edi Ramës?
A nuk është ai një protagonist i shëmtuar i krimit elektoral.
Një natë, unë u thashë, ua shpjegova, një oficer i guximshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar, me bashkëpunëtorët e tij, regjistruan zyrtarë dhe qeveritarë në Kukës, teksa ndanin për qëllime elektorale 1 milionë euro.
Regjistruan zëra kriminelësh që kërkonin armë për të likuiduar kandidatin e opozitës.
Dumani i krimit fle mbi këtë dosje dhe ka fytyrë të zotohet se ne jemi të paanshëm, se ne jemi të pavarur. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/