Mediat e Ramës po fshehin denoncimin e radios qeveritare amerikane, se ai korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa foli para protestuesve te shtëpia e tij.
“Mediat e Ramës po fshehin denoncimin që i bëri mbrëmë, radio publike e qeverisë së SHBA, Edvin Kristaq Ramës, i cili faktohet me dokumente se korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën shqiptare.
Imagjinoni miq, një president i njohur i SHBA, la detyrën sepse regjistroi kundërshtarët e vet politikë, kurse Edi Rama paguan, angazhon shefin e kundërzbulimit të FBI në luftë kundër opozitës shqiptare.
A mund të rrijë më ky njeri në pushtet? Ky është një armik i egër i Shqipërisë, një armik i egër i vendeve të lirë, një armik i egër i të gjithë qytetarëve amerikanë që i thonë vendit të tyre atdhe.
Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.
Pra, ato të dhëna të fshehta i mbante Edi Rama dhe i dërgoi kundër opozitës shqiptare”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/