Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi, letër kreut të SPAK: Vepro me udhëzim detyrues për inceneratorin e Tiranës

20/01/2024
Këlliçi, letër kreut të SPAK: Vepro me udhëzim detyrues për inceneratorin e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi deklaroi sot se i ka nisur një kërkesë zyrtare drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani për shkak të mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

“Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj.

Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi”, tha Këlliçi.

Ai tha se i kërkon z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja.

Citojmë: “Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues që në muajin maj, kur nuk ishin dhënë masat e para. Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia, por edhe të gjyqtarit Bani”.

Në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës, drejtuesi Dumani shprehet se: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të ketë kryer veprime penale. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion”.

Këlliçi tha se Dumani duhet të veprojë me të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues.

“Deri më sot kemi parë këtë strukturë të kryejë veprime arbitrare, në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke izoluar pa asnjë akuzë apo provë Kryetarin e Opozitës dhe familjarë të tij, e ndërkohë kur vjen puna për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët janë të kapur në flagrancë me firmat e tyre, me zë dhe me figurë duke kryer vepra të rënda penale, SPAK as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron.

Ky standard është i papranueshëm edhe për vendet dhe regjimet më të egra autoritare, e jo më në Shqipëri, ku pritshmëritë për një vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, janë që çdo zyrtar i korruptuar, të vendoset përpara drejtësisë, pavarësisht emrit të përveçëm që mund të ketë.

Barra e provës tashmë bie mbi SPAK. Është momenti ta tregoni me akte dhe veprime konkrete, se nuk jeni palë me të korruptuarit dhe nuk jeni avokatët mbrojtës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, tha Këlliçi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.