EMRI/ I dënuar me 9 vjet burg, kapet në Nikël trafikanti

EMRI/ I dënuar me 9 vjet burg, kapet në Nikël trafikanti

319
0
Shares

Kishte përshtatur një vend të fshehtë, në banesën e tij, për tu strehuar, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim

Si rezultat u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Krojë, 52 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për tu fshehur nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY