Belind Këlliçi publikon dokumentin e skandalit/ Gjykatësja: SPAK kreu hetime të njëanshme...

Belind Këlliçi publikon dokumentin e skandalit/ Gjykatësja: SPAK kreu hetime të njëanshme dhe të paplota për inceneratorët

160
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi publikon dokumentin e skandalit ku ndër të tjera del se Gjykatësja e procesit të Fierit thotë se SPAK kreu hetime të njëanshme dhe të paplota për inceneratorët.

FAKTET:
Duke dashur ta nis edhe unë me një urim për gjithë shqiptarët dhe gazetarët që kanë ardhur këtu, uroj që ky të jetë një vit i mbarë dhe më i begatë.

Dua ta nis me një ngjarje që ka ndodhur ditën e parafundit, të vitit të kaluar, me 30 dhjetor 2023, me një skenar të dirigjuar në kufijtë e perfeksionit, ka patur dy vendime të dhëna në atë ditë.

Ka pasur dy vendime. Një vendim që burgosi kryetarin e opozitës, Sali Berisha për ti mbyllur gojën opozitës dhe këtë vendim ju e keni parë dhe ju ftoj shikoni çdo media.

Dhe ka pasur një vendim i cili ka lënë në fuqi masën e sigurisë, ‘arrest me burg’ për Naim Simixhiu dhe mbi të gjitha për Taulant Tushën dhe ftoj çdo media dhe portal për ta gjetur këtë lajm.

Nëse Erion Veliaj ka menduar se mund ta kalojë në heshtje këtë lajm, dhe kjo ka qenë mënyra për t’i thënë që nuk do të preken, unë i rikujtoj edhe njëherë qytetarëve se prej 8 muajsh kemi parashikuar dhe paralajmëruar drejtorët e bashkisë Tiranë se do të ishin ata vetë, viktima të një skenari të dirigjuar nga kryetari i bashkisë Tiranë.

Në datë 05.12.2022, Prokurori i Posaçëm Dritan Prençi, u ka komunikuar të gjithë personave nën hetim vendimin për“Përfundimin e Hetimeve”, për procedimin penal nr. 187/2020.

Në datën 19.12.2022, Prokurori i paraqet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë “Kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim”.

Në datën 24.03.2023, Gjyqtarja e Seancës Paraprake Flojera Davidhi, ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme datë 19.12.2022 për “Dërgimin e çështjes në gjyq”.
HETIME TË MANGËTA DHE TË NJËANSHME

Në çështjen e Incineratorit të Fierit, Gjyqtarja e Seancës Paraprake, Flojera Davidhi me vendimin e saj nr. 26, datë 24.03.2023, në përfundim ka vendosur “Dërgimin e çështjes në gjykim për Incineratorin e Fierit”. Në vendimin e saj, pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton përmes arsyetimit se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Prokuror Dritan Prençi) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.

Prokurori Dritan Prençi, gjatë hetimeve të tij, ka administruar në cilësinë provës pjesë të fashikullit hetimor edhe Raportin e Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhjetor 2018 dhe Raportin e Auditimit Financiar të Ministrisë së Financave dhjetor 2020.

Shumë prej funksionarëve përgjegjës, që duheshin hetuar, nuk janë hetuar nga Prokurori D.Prençi, edhe pse ndaj tyre ka patur të dhëna për dyshime të bazuara në parregullsinë e ushtrimit të funksionit.

Këto veprime të Prokurorit Dritan Prençi kapërcejnë përgjegjësinë disiplinore ndaj tij, dhe janë veprime të kundraligjshme të ndëshkueshme penalisht, pasi është Prokurori Prençi, që në rastin konkret rezulton të ketë konsumuar me dashje, veprën penale të ”Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Përgjegjësia disiplinore dhe penale e Prokurorit Prençi provohet qartësisht nga vlerësimi që bën vetë gjyqtarja e seancës paraprake në vendimin nr. 26, datë 24.03.2023.

Hetimet e kryera nga Prokurori Dritan Prençi, janë të mangëta, sepse, shumë persona me funksione të larta apo të mesme publike, janë shmangur qëllimisht nga hetimi dhe përgjegjësia penale.

Ky devijim i hetimit penal, kjo paligjshmëri, ka sjellë favorizimin e personave që nuk janë pjesë e këtij procedimi penal.

Ja çfarë thotë ekzaktësisht Gjykata e Posaçme (e seancës paraprake), në pikën 100 të Vendimit nr. 26, datë 24.03.2023.

“100. Për herë të parë, shkelje të mundshme që lidhen me procedurat e dhënies me koncesion, ndërtimin dhe monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane qarkut Fier dhe prodhimit të energjisë” u evidentuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili me vendimin nr. 236, datë 21.12.2018 “Për evadimin e materialeve të auditimit të performancës “Menaxhimi i përpunimit të mbetjeve të ngurta në impiantin e Bashkisë Fier”, të ushtruar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Bashkinë Fier.

Më pas, nga një inspektim i bërë nga Ministria e Financave kanë rezultuar një sërë shkeljesh që lidhen me procedurat e dhënies me koncesion dhe zbatimit të kontratës koncesionare për të njëjtin objekt.

Duhet theksuar se, Prokuroria e Posaçme, pavarësisht konstatimeve të këtyre dy organeve shtetërore, ka shtrirë hetimet vetëm lidhur me zhvillimin e procedurave për dhënien me koncesion të objektit: “Ndërtimi dhe administrimi i impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane qarkut Fier dhe prodhimit të energjisë” dhe zbatimin e kontratës koncesionare për periudhën deri në kohën kur Autoritet Kontraktor ka qenë Ministria e Mjedisit, ndërkohë që nuk janë shtrirë hetimet lidhur me miratimin e dhënë nga Ministria e Financave për draft kontratën koncesionare lidhur me mënyrën e shlyerjes së kësteve të mbështetjes financiare; monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projektit; procedurën e miratimit të Lejes Mjedisore, si dhe procedurat për ndryshimin e vendodhjes së vendit ku do të ndërtohej objekti (pavarësisht konstatimeve të bëra nga administrator i shtetit, që ndryshimi i vendit ku do të ndërtohej Inceneratori ka çuar në kosto ekstra të konsiderueshme dhe ka zvarritur procedurat për pajisjen me leje ndërtimore duke ndikuar kështu në zgjatjen e kontratës).

Gjykata, duke çmuar , që në këtë rast nuk ka detyrimin të procedojë sipas nenit 329 të K.Pr.Penale, por shtrin kontrollin e saj, lidhur me sa është paraqitur nga Prokurori në kërkesën për dërgimin e çështjes për gjyq, dhe procedon sipas neneve 332/c, 332/ç dhe 332/d, e duke dalë me vendim përfundimtar sipas nenit 332/dh të K.Pr.Penale, në kuadër të detyrës kushtetuese që ka organi prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe të ndarjes së pushteteve midis organeve, e lë në vlerësim të organit të akuzës të kryejë verifikimet përkatëse përsa rezultojnë nga këto akte.

Pra Gjykata ka evidentuar në vendimin e saj se, ka persona të tjerë që duhet të ishin hetuar dhe të mbanin përgjegjësi penale, por nuk janë hetuar nga Prokurori Dritan Prençi.

Prokurori që ka për detyrë të kryejë hetime të plota, i mbyllur hetimet shpejt e shpejt dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave.

Pra, pjesa më e rëndësishme e kësaj çështjeje që lidhet me funksionarët të cilët kanë mbështetur skemën e financimit të Kontratave Koncesionare në kundërshtim të hapur me ligjin, është lënë qëllimisht jashtë hetimit dhe gjykimit. Skema e paprecedentë që përfshin kontrata koncesionare me parashikime krejt të veçanta, dhe që bien në kundërshtim me vetë qëllimin e ligjit për koncesionet, do duhet të ishte edhe çështja kryesore në hetimet penale të Inceneratorëve.

Shkeljet e rënda të konstatuara në vendimin e sipërpërmendur, përbëjnë detyrim për nisjen e procedurave nga institucionet e Drejtësisë, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.

Të nderuar qytetarë,

Me fjalë të thjeshta sot po ju shpjegojmë se është pikërisht prokurori Dritan Premçi, personi i cili qëllimisht ka zhdukur provat që implikojnë drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Fierit, për Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.

Ndërsa sot, siç ua kemi paraqitur gjatë 3 javëve të kaluara, i njëjti prokuror po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY