Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ “Do të kthejmë Shqipërinë në dheun e shqiptarëve, jo të Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit”

03/01/2024
Protestë tek shtëpia e Berishës, kreu i PD u flet demokratëve nga dritarja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Do të kthejmë Shqipërinë në dheun e shqiptarëve, jo të Edi Ramës dhe mafies së Xhorxh Sorosit, tha sot nga dritarja e shtëpisë lreu i PD, Sali Berisha.

https://www.droni.al/wp-content/uploads/2024/01/5a547c8a-6e48-4765-994b-ad02e908d1fd.mp4

Fjala e Berishës: Sot është një ditë e mbarë për ne se ne jemi më të vendosur se kurrë, ne sot jemi më të vetëdijshëm se kurrë se cili është regjimi i Edi Ramës.
Në fakt unë u përpoqa të jap modestisht të jap ndihmesën time në mënyrë që të gjithë shqiptarët ta marrin vesh, bota ta marrë vesh se ç’përfaqëson klouni i Brukselit, që në Uashington rekruton McGonigal, në Bruksel sillet si kloun, kurse këtu sillet si një narkodiktator.
Duhet t’u them dhe një moment, frika miqtë e mi është një ndjenjë fiziologjike, mbrojtëse e rëndësishme për njeriun.
Por frika ndaj frikacakëve, frika ndaj horave pa moral është e pafalshme, është mëkat.
Askush të mos mendojë se ka bandit krim, çdo njeri ta dijë se njeriu më frikacak i Shqipërisë është Edi Rama. Njeriu i parë që ia mbath është Edi Rama, pas tij skapistët e krimit e me radhë.
Ndaj të vazhdojmë ne të pamposhtur çdo ditë me aktet e mosbindjes civile kundër kësaj diktature.
Zoti të vret kur armikut nuk i thua armik. Dhe ne ndonjëherë në histori nuk kemi pasur një armik më të egër të qenies sonë se Edi Ramën.
Jetojmë në një vend ku ligji nuk ekziston, ku ligji shkelmohet çdo ditë dhe zëvendësohet nga urdhrat e Edi Ramës.
Jetojmë në një vend ku Kushtetuta zëvendësohet me vullnetin e lig të një njeriu që vjedh dhe që ka vjedhur në 10 vite më shumë se të gjithë kryeministrat, shqiptarë dhe pushtues të të gjitha kohërave.
Jetojmë në një vend ku 90 përqind e gjithçkaje që krijohet si të ardhura, vidhet dhe shpërdorohet nga Edi Rama dhe shpura e tij.
Jetojmë në një vend ku shqiptarët largohen me brengën e madhe se këtu nuk jetohet.
A ka gjë më të madhe se sa së bashku të firmosim përmbysjen e kësaj diktature në 32 vite?
A ka gjë më të madhe se sa së bashku të kthejmë Shqipërinë në dheun e shqiptarëve, jo të Edi Ramës, mafies së Xhorxh Sorosit dhe mafies ndërkombëtare.
Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve, Shqipëria e shqiptarëve!
Vetëm Shqipëria e shqiptarëve do jetë një vend i denjë, krenar për bijtë dhe bijat e saj.
Do të jetë një vend i denjë krenar për miqtë e saj në rajon, për miqtë e saj në Europë.
Shqipëria e Edi Ramës është Shqipëria e burgosjes së liderëve të opozitës njëlloj si Mianmari, Teherani, Bjellorusia, Rusia dhe të tjerë.
Shqipëria e Edi Ramës është Shqipëria në të cilën qytetarët vidhen më shumë se në çdo vend të tjetër të botës.
Shqipëria e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit është Shqipëria e demoralizimit të plotë të rinisë, të qytetarëve, për situatën e krijuar.
Ndaj dhe duhet të ngrihemi, të ngrihemi me guxim.
Është koha e guximtarëve, është koha e sakrificave, është koha e fitores. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

‘Albanian files’, Rama mohon të jetë autor i librit, jep shpjegime për letrën e Reinier de Graaf 

28/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

28/06/2026
AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

AURON TARE/ Banjat e Benjës midis Harese dhe rrënimit të natyrës shqiptare

28/06/2026
Tërmeti nuk lë mangut as burgun e Shën Kollit, transferohen të dënuarit

7 vjet me pallatin e shembur nga tërmeti në mes të Tiranës. Rama publikon letrën por nuk u jep përgjigje

28/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.