Mbështetësit e mbledhur sot tek apartamenti i kryetarit të opoizitës, Sali Berisha, i ka përshëndetur edhe e bija Argita Malltezi.
Malltezi: Ju falënderoj shumë për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj në këto ditë të para të vitit të ri.
Përshëndes anëtarët e departamentit të Brain Gain, që e nisën vitin e ri, sikundër dhe ju në barrikadën e luftës për mbrojtjen e pluralizmit.
Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë, është e vështirë dhe shumë motivuese.
Do të fitojmë padiskutim.
Asnjë diktator nuk i përballet dot, shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë, do të shtrihet në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë.
Ky është vetëm fillimi dhe kjo është beteja që ju do ta fitoni.
Ju do të jeni misionarët e kësaj lufte që do të kapilarizohet në të gjithë vendin.
Ju falënderoj shumë dhe ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe me fitore.
Jam e bindur që Zoti këtë vit ka plane shumë të bukura për Shqipërinë dhe do të shpërblejë të gjithë demokratët për luftën dhe qëndresën e tyre.
Zoti është me durimtarët, prandaj është detyra jonë të durojmë këto barrikada. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/