Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Nuk krahasohet rasti im me të Fatos Nanos! Ky i fundit kishte firmën e tij në vjedhjen e 10 milionë eurove ndihma

29/12/2023
Berisha: Nuk krahasohet rasti im me të Fatos Nanos! Ky i fundit kishte firmën e tij në vjedhjen e 10 milionë eurove ndihma
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, dhe ish kryeministri Sali Berisha refuzoi krahasimet e çështjes së tij me atë që u zhvillua ndaj Fatos Nanos në vitin 1993.

Nuk krahasohet rasti im me të Fatos Nanos! Ky i fundit kishte firmën e tij në vjedhjen e 10 milionë eurove ndihma, tha ndër të tjera Berisha.

“Fatos Nano është arrestuar për një abuzim, i cili sipas përllogaritjeve të qeverisë së PS, konkretisht të ish-ministrit të tregtisë së jashtme, Shane Korbeci dhe të ministrave të tjerë që nuk kishin firmosur, por u ishte falsifikuar firma në qeveri, njëri prej tyre, Qemal Disha, ishin zhdukur 10 milionë ndihmë humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan.
Dhe kjo dosje u përgatit dhe u paraqit edhe në parlament me elementë kryesorë nga Korbeci, e vërteta është se edhe Qemal Disha, në atë kohë ministër financash, kishte refuzuar të firmoste.
Kështu që Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD-së, se ajo ishte gjithçka gati. Kjo është e vërteta.
Fatos Nano është thirrur dhe është pyetur, sikundër janë në dosje akuzat e ministrave të tij.
Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të qeverisë italiane të zhdukur me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të veten të Jamarbër Malltezi, pastaj krahason dy gjëra më të pakrahasueshme.
Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos”, tha Berisha.

Ai shpjegoi se ndërkaq në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës.

“Në të gjithë këtë proces nuk ekziston një zyrtar i vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin, i akuzuar se ka shkelur ligjin dhe janë këta 30, 50 më shumë të të dy anëve, të PS kur kanë qenë në pushtet dhe të PD. Asnjë zyrtar.
Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe asaj prokurores me lidhje obskure me Taulant Ballën. Së fundmi, mori edhe një autorësi edhe Dumani i partisë, i cili dëshmoi se për atë jo Kushtetuta, por statuti i partisë është ligji themelor i shtetit”, tha Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Berisha pa rivalë në garën për kreun e PD-së, KOKOE rrëzon kandidaturat e Selës dhe Mulajt

01/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

Video-skandal në burgun e sigurisë së lartë, të dënuarit shfaqen në festë në qeli, emrat

02/05/2026
FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

FOTOLAJM/ Spiropali dhe Gjiknuri, takim në kafe ‘ditën e punëtorëve’

01/05/2026
Letër nga qelia 6/Kanabisi kalon me duartrokitje, mandarinat kthehen në heshtje

Pas përjashtimit nga gara, Salianji sulmon Berishën: PD nuk mund të jetë parti individi

01/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.