“Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt...

“Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt në konflikt flagrant interesi”

145
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se prokurorët Arben Kraja dhe Dritan Prençi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt në konflikt flagrant interesi.

“Vjedhjes së shekullit me firmëtarë kryesorë Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliajn, Artur Metanin, Gjiknur dhe kompani.
Nuk ka akt më kriminal pas vjedhjes së shekullit se sa amnistia e shekullit.
Kjo përbën aktin më cinik, dhunën më të egër ligjore, shkelmimin më të rëndë të parimeve të së drejtës, kur për një vjedhje që gjer sot është 130 milionë euro dhe që në kontratë shkon 1 miliard euro, pasi hetohet vite e stërvite, arrestohen si përgjegjës për Bashkinë e Tiranës, dy drejtorë, të cilët në çdo të drejtë po t’i gjykosh, janë gjysmëfajtorë, gjysmë pa faj.
Janë fajtorë, nuk ka diskutim, sepse kanë votuar në Komisionin e Dhënies me Partneritet Publik-Privat të 8 pikëve për kompaninë që nuk ekziston.
Ata kanë firmosur por them gjysmë për gjysmë, pasi ata kanë një meritë, sepse publikisht kanë denoncuar pamundësinë e Bashkisë së Tiranës për të financuar vjedhjen e shekullit, inceneratorin e Tiranës, gjë të cilën, bosi i tyre Erion Veliaj e ka marrë përsipër me firmën dhe vulën e tij”, tha Berisha.

Në vijim ai tha se sot po denoncojnë një akt tjetër skandaloz në vjedhjen e shekullit.

“Në një kohë kur Edi Rama, për sipërmarrjen e tij me qeverinë organizatë kriminalë, vendos në buxhetin e votuar për 5 minuta, 12 milionë euro për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj vendos shumën tjetër për të mbushur xhepat në buxhetin e bashkisë.
Dhe për këtë zoti Belind Këlliçi, i cili de facto me dokumente të pakundërshtueshme po i bën gjyqin publik Edi Ramës, Erion Veliajt dhe të gjithë eksponentëve kryesorë të vjedhjes së shekullit.
Po i bën gjyqin publik Arben Krajës, këtij ish-xhelati të policisë sekretë shqiptare dhe prokurorit të lidhur këmbë e kokë me Zoton dhe McGonigal, Dritan Prençi, të cilët janë autorët e amnistisë së Erion Veliajt.
Që të dy në konfliktin më flagrant të interesit, pasi u shndërruan në mburojë të Erion Veliajt për vite e vite, ish-xhelati, oficer i Sigurimit të Shtetit Arben Kraja, u kujtua të lajë duart me dosjen dy javë para se dosja të shkonte në gjykatë.
Dhe Kraja e bëri këtë se mori 1 milion apo e bëri këtë se kishte nipin dhe mbesën në sqetullat e erion Veliajt, atë nuk mund ta them”, tha ndër të tjera Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY