Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ka sinjale të shkrirjes së dy grupeve të PD, atij të Rithemelimit dhe deputetëve që rreshtohen krah Gazmend Bardhit.
Këlliçi tha se brenda janarit pritet që grupimi i Bardhit të integrohet në PD, ndërsa po fliste për këtë çështje në A2 CNN në emisionin Debat të Alba Alishanit.
”Zoti Bardhi është kryetar i zgjedhur i Grupit Parlamentar të PD-së. Jo vetëm me Gazmend Bardhin por me të gjithë deputetët që marrin pjesë në mbledhjet periodike të PD ku janë 43 deputetët, të gjithë janë të ftuar të jenë në shtëpinë e tyre. Në çdo moment të ftuar dhe janë pjesë e PD. Pa diskutim kam bindjen që brenda pak javësh, apo brenda janarit do të arrihet të gjendet një formulë për t’u bashkuar, jo vetëm si grup parlamentar por edhe brenda strukturave, edhe brenda PD. E gjithë trupa në një. Nuk po negociojmë por është një nevoje reale, akute dhe që nuk mundet të vonohet më shumë”, tha Këlliçi.
Ndërsa analisti Sami Neza tha se kjo lëvizje duhet të konkretizohet sa më shpejt pasi me kalimin e kohës, funksionimi në dy nivele i demokratëve, një pamje në Parlament dhe një tjetër në parti mund të kthehet në problem. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/