Vendoset për kohën kur shpallet vendimi për Berishën

Vendoset për kohën kur shpallet vendimi për Berishën

178
0
Shares

GJKKO ka zhvilluar seancën gjyqësore për shtrëngimin e masës së sigurisë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

GJKKO ka rrëzuar kërkesën nga avokatët e Berishës, duke mos pranuar kërkesën e tyre që seanca ndaj ish-kryeministrin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij të zhvillohet me praninë e medias.

Nesër, e enjte, në orën 3 të pasdites gjyqtarja Irena Gjoka do të japë vendimin në lidhje me masën e sigurisë.

SPAK ka kërkuar masë sigurimi arrest shtëpie ndaj Berishës me heqje komunikimi, veç familjarëve sipas çertifikatës familjare.

Po ashtu banesa e Berishës, një apartament në rrugën Mustafa Matohito do të ruhet nga policë në regjim 24 orë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY