SPAK kërkon heqjen e lirisë së shprehjes për Berishën

SPAK kërkon heqjen e lirisë së shprehjes për Berishën

181
0
Shares

SPAK, në një rast të paprecedentë ka kërkuar sot nga GJKKO që kreut të PD, Sali Berisha ti ndalohet veç daljes nga shtëpia edhe komunikimi me persona të tjerë veç pjesëtarëve të familjes.

SPAK kërkoi që masa e “Arrestit shtëpiak” për ish-kryeministrin të caktohet me mbikëqyrje policore që nënkupton se polici do të mbajë edhe një listë familjarësh.

Avokatët thanë se kërkesa është e pa ligjshme.

Avokati Genc Gjokutaj kundërshtoi gjithashtu edhe vendimin për mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin, duke thënë se kjo është diçka e paparashikueshme në ligj dhe se vlen vetëm në rastet e personave me rrezikshmëri shoqërore.

Juristi Çlirim Gjata e ka quajtur çmenduri masën e SPAK për të ruajtur Berishën me polic tek dera e shtëpisë. I ftuar në edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Gjata tha se nuk ekziston një masë për të hequr të drejtën e fjalës.

Avokatët e Berishës rikërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi ajo është në konfliktit interesi me ish-kryeministrin, për shkak të shkarkimit të saj nga detyra në 1996.

Vendimi nëse Berisha do të mbyllet në “Arrest shtëpi” pritet të merret të mërkurën në seancën që nis në orën 11.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY