Dinamika e ngjarjes, si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit. Ish-ministri: Pistoleta...

Dinamika e ngjarjes, si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit. Ish-ministri: Pistoleta nuk mund të vinte me dron

420
0
Shares

I dënuari me 32 vite burg, Arben Lleshi u qëllua për vdekje sot me pistoletë ndërsa Indrit Shaqja miku i tij i qelisë mbeti i plagosur.

Kështu nisi një nga momentet më dramatike në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

I dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj,ishte personi që qëlloi ndërsa bëri disa minuta rezistencë pas ngjarjes, por më pas iu dorëzua drejtorit të burgut.

Lleshi mbeti i vrarë nga disa të shtëna në qelinë e tij ndërkohë prokutoria që po heton ngjarjen nuk ka zbardhut ende dinamikën.

Pyetja ende pa përgjigje mbetet se si Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm kishte një armë zjarri në ambientet e burgut.

Dyshimet janë se ajo i është dhënë Mjacajt me anë të një droni gjatë kohës së qëndrimit në ajrim. Por ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka e rrëzon një variant tillë ndërsa u pyet për ngjarjen në emisionon 3D të Alban Dudushit në RTSH.

”Nuk ka asnjë mundësi që të ofrohet një dron për të sjellë në duart e të denuarit një pistoletë në asnjë ambient të burgut. Pistoleta është futur në burg, por jo me dron”, tha Noka.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që shkoi në vendin e ngjarjes tha se siguria në burgje nuk ishte cenuar dhe pohoi se Mjacaj do të futej në regjimin 41 Bis, pasi ishte identifikuar si problematik.

“Sot ministri i Drejtësisë ka urdhëruar vendosjen në regjim të posaçëm për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj”, tha ai.

Hetimet janë duke u drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe dyshimet e para të hetuesve janë për një hakmarrje të mundshme.

Viktima Arben Lleshi ishte duke vuajtur një dënim të dhënë nga drejtësia Britanike, për vrasjen e një shtetasi në vitin 2012.  Ndërsa Indrit Shaqja, është dënuar për vrasjen e dy të moshuarave në vitin 2014, të cilave iu fut në banesë për t’i grabitur.

Ndërsa Sokol Mjacaj ndodhet në burg pasi grabiti e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre dy turistë çekë në 2015. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY