Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Deri tani mbrojta Parlamentin, jo veten. Tani e zgjidh Parlamenti: Të votojë i lirë”

12/12/2023
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i opozitës Sali Berisha komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e tij vetëm pak minuta pas publikimit të letrës së Altin Dumanit për Kuvendin.

”Do respektoj çdo vendim të parlamentit, kjo e gjitha është vepër e Edi Ramës”, tja Berisha për gazetarët e prabisjëm në selinë e PD.

Berisha shpjegoi se është gati të bëjë ndryshime kushtetuese për të lehtësuar hetimim e personave me imunitet ashtu siç propozoi në 2012.

“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim.
Qëndrimi im, i përsëritur këtu, ua kam thënë sa herë keni pyetur, ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit.
Unë nuk mund të bëhesha kurrë njeriu që zbatoi një vendim antikushtetues. Isha në vështirësi në këtë rast se kishte të bënte me mua, por ai ishte një akt i shkruarjes së Kushtetutës në zyrat e prokurorëve ose gjykatësve.
Nuk mund të ndodhte dhe nuk ndodh kurrë përmes Sali Berishës.
Tani parlamenti të vendosë ç’të dojë, sepse unë kam firmosur në vitin 2012, abrogimin e nenit 70 të Kushtetutës, pikës 3 që i jep atributet deputetit.
Ndaj dhe kjo është një gjë që po e vendosi parlamenti… unë vetë po e përgatisja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
Se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos, unë do e zbatoj sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën kushtetuese.
Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mua do ishte 100 përqind i zbatueshëm për faktin se në doktrinën e të drejtës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i barabartë me prerogativën dhe ajo bëhej shteg për t’u zbatuar ai amendament që unë kam çuar në vitin 2012…
…Kjo e gjitha është e Edi Ramës, por unë këtu para jush e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin, sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem dy qëndrime, unë jam njeri i një standardi.
A është i drejtë apo i padrejtë, ai është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë, përveç rastit kur ato i morën pushtet parlament.
Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë ardhur për të sjellë ato fletushkat, u kam thënë dërgojini në parlament. Kjo ka qenë përgjigjia ime.
Tani vendos parlamenti, të jetë fare i lirë parlamenti”, deklaron Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

07/05/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026
“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

“Çmimi i lartë i naftës. Shqiptarët paguajnë 7 herë më shtrenjtë se gjermanët”

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

“490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë më të vështirë se në socializëm”

07/05/2026
Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Policia bllokon bulevardin për protestën e opozitës të premten pasdite

07/05/2026
SPAK dhe BKH thellojnë hetimet në dosjen AKSHI, në fokus transfertat miliona euro për 4 kompani

Gjykata e Lartë teston, nxjerr nga arresti Mirlinda Karcanajn

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.