Rama drejtoi mbledhjen e grupit, i kërcënon deputetët me zgjedhje të parakohshme

Rama drejtoi mbledhjen e grupit, i kërcënon deputetët me zgjedhje të parakohshme

194
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka drejtuar sot mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Rama kërkoi nga deputetët të jenë më të vëmëndshëm ndaj institucioneve të drejtësisë, ndonese nuk i komentoi arrestimet e inceneratorëve.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa u diskutuan disa projektligje që PS do të duhet të votojë javët në vijim, ndër të tjera edhe rregullorja e re e Kuvendit dhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Kryeministri kërcënoi deputetët për zgjedhje të parakohshme nëse nuk zbatojnë kërkesat e zgjedhësve.

Ndërkaq me kërkesën e deputetëve socialistë u përjashtuan nga Kuvendi deputetët e PD, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçi dhe Xhelal Mziu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY