“Rama nuk mban përgjegjësi. I bëri Kosovës dëme kolosale”

“Rama nuk mban përgjegjësi. I bëri Kosovës dëme kolosale”

166
0
Shares

“Rama nuk mban përgjegjësi për asgjë, as për thjeshtrën dhe as për bllokimin e integrimit! I ka bërë Kosovës dëme kolosale”, tha kreu i PD, Sali Berisha gjatë një takimi me demokratë të Fierit.

Komentet e Berishës:

Ka një ligj, fëmijët, bashkëshortja, prindërit e kryeministrit nuk mund të përfitojnë asnjë të ardhur përveç rrogave nga fondet publike shtetërore. Ky është neni 70 i Kushtetutës së Shqipërisë.
I zbërthyer në ligjin e konfliktit të interesit, neni 24, që këtu futet, thotë, prindërit, fëmijët, bashkëshortja- bashkëshortja, bashkëjetuesi ose bashkëjetuesja.
Pasi e ka shpallur thjeshtrën, vajzë me dhjetëra herë në publik, pasi ajo ka fituar mbi 50 tendera me kompanitë që i merr nga jashtë dhe i kontrakton, deklaroi para dy ditësh se ajo nuk është pjesë e familjes. Thjeshtra është pjesë e familjes njëlloj si djali dhe kjo është në të gjithë botën, në Shqipëri dhe kudo.
Tani vijmë prapë, ai nuk pranon komisionet hetimore, po çfarë morali kemi ne të hetojmë, ta zëmë, bashkiakun e Divjakës dhe të mos hetojmë kryeministrin?
Ne duhet të kemi moral në atë që bëjmë dhe ky nuk na lejon ta hetojmë. Po ne nuk i ndahemi se ju duhet të dini se me ato firmat fap, fap, fap ai ka vjedhur qindra e qindra milionë euro nga taksat tuaja.
Prandaj kjo është beteja dhe ne do e vazhdojmë këtë betejë të palëkundur. Jemi në të drejtën tonë.
Pra, po bëjmë gjithçka për të përmbysur një diktaturë, një pushtet të përqendruar në duart e një njeriu, që ushtrohet në mënyrën më abuzive.
Ndaj demokratë të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, kjo është një kohë kritike për shoqërinë shqiptare, por është edhe një rast i rrallë, unik që i jepet njeriut në jetë për të përmbushur një mision të madh, shpëtimtar për vendin e tij.
Ne, nuk po flas për të shkuarën, por pa diskutim që kemi qenë popull i vuajtur dhe në rrugën e lirisë ne arritëm të dalin nga honet e mjerimit ku ishim në vitin 1992 me 204 dollarë për frymë dhe të renditemi në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Arritëm në vitin 2012 të kemi rrogat më të larta në rajon. Arritëm të marrim Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, të liberalizojmë vizat, të anëtarësohemi në NATO, të marrim rekomandimin për vendin kandidat.
Nuk ka diskutim se për ne, e ardhmja më e shkëlqyer është integrimi i plotë në BE.
E dëgjuat vetë ju dje, pasi e mori peng këtë proces prej 10 vitesh, pasi tha se fillimisht e kishte fajin Saliu, tani thotë se e ka fajin Greqia. Po duke mos e pasur sigurinë nëse do votojë apo do e bllokojë Greqia në Bruksel, u kthye e tha se BE ka problemet e veta. E kanë fajin ata, ato vende janë me probleme. Çdo njeri ka faj, përveç atij.
Një njeri që nuk njeh asnjë lloj përgjegjësie, në një kohë kur është absolutisht ai shkaku kryesor, me lidhjet e tij me krimin, që ne jemi 10 vite vendnumëro.
Edhe ky është një motiv për ne të mos e tolerojmë më shumë.
Në vitet e pushtetit, ne ecëm drejt BE. Nuk them se fluturuam, por ne ecëm pandalshëm. Po pse ecëm pandalshëm? Se ai proces kalon nga kriteret. Këto kritere janë të drejta për qytetarët dhe kufizime për qeveritarët.
Po këtë ai nuk mund të pranojë.
Ndaj dhe ne duhet të ftojmë për vete, për fëmijët tanë, në betejën pa kthim.
Jemi në prag të themelimit të PD. Në vitin 1990, më datën 21 dhjetor kur shpallëm programin minimal të saj, deklaruam se ylli ynë polar është çështja kombëtare. Nëse një forcë politike, nuk i përmbahet interesit kombëtar, ajo nuk duhet të ekzistojë. Ajo është një fatkeqësi kombëtare.
Interesi kombëtar është interesi i të gjitha interesave. Çfarë bën ky? Ky së pari me politikat që ndjek, largon masivisht qytetarët nga Shqipëria.
Lexoni sa të doni histori, nuk do gjeni kurrë një pushtues, një regjim të ketë përzënë 35 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria në 10 vite sa Edi Rama.
Tjetër. Pas vitit 2000, çlirimit të Kosovës, u bëmë dy vende të lira. U shpall pavarësia e Kosovës, dy shtete të pavarura. Ky ishte një ogur i bardhë për shqiptarët. Ishte një fuqizim i kombit.
Ky u soll ndaj Kosovës absolutisht më i lig se Vuçiç. Ky u soll ndaj Kosovës duke i bërë dëme kolosale. Sepse delja e zezë e Ballkanit nuk ka qenë kurrë udhëheqja politike e Kosovës, delja e zezë e Ballkanit ka qenë Aleksandër Vuçiçit, doktrinari i gjenocidit.
Dhe Edi Rama vraponte nga samiti në samit, në mbrojtje të tij, duke sulmuar njëherë udhëheqjen e mëparshme dhe tani Albin Kurtin. Atij i thoshte i pazhvilluar, këtij i thotë enverist, marksist etj. Çfarë po bëjnë ata? Ata po mbrojnë interesin e vendit të tyre.
Po si mundesh ti shqiptar, që të sillesh në një mënyrë të tillë që nuk sillet asnjë kryeministër tjetër në Ballkan, që nuk janë shqiptarë? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY