KRUJË/ Një i vrarë dhe një i plagosur te shtëpia e Gentian...

KRUJË/ Një i vrarë dhe një i plagosur te shtëpia e Gentian Bejtjes

99
0
Shares

Një person u qëllua për vdekje në mesnatë dhe një tjetër u plagos në Krujë. Ramazan Sino 46-vjeç bashkë me nipin e tij Alvi Bejtja, u qëlluan në oborrin e banesës. Sino ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, njofton policia e Krujes.

“Rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., në rrethana ende të paqarta janë qëlluar me armë zjarri shtetasit R. S., 46 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, (dajë e nip).

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë shtetasi R. S., ndërsa shtetasi A. B., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Tapizë, te lapidari, rreth orës 00:40, është gjetur duke u djegur një automjet dyshohet tip “Volkswagen”.

Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Gentian Bejtja, një person i njohur në skedat e policisë.

Bejtja i ka shpëtuar një atentati në vitin 2022, në zonën e Niklës, ku mbeti i plagosur.

Ai shpëtoi edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku sërish mbeti i plagosur.

Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, në Tiranë pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY