Shpërthim pranë Kuvendit të Kosovës, dyshohet për predhë antitank

Shpërthim pranë Kuvendit të Kosovës, dyshohet për predhë antitank

45
0
Shares

Një shpërthim ka ndodhur para disa çastesh te Kuvendi i Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet policore dhe autoambulanca.
Policia e ka rrethuar vendin dhe nuk e lejon kalimin e qytetarëve.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Kuvendi i Kosovës është goditur me një predhë, e dyshuar si antitank nga dy persona me motoçikletë.
Gazeta Express mëson nga burimet e saj se pas kryerjes së sulmit ata më pas e kanë djegur motoçikletën dhe kanë ikur shpejt nga vendi i ngjarjes.
Nënkryetari i Prishtinë, Darfdan Sejdiu ka konfirmuar shpërthimin që ndodhi para pak minutash te Kuvendi i Kosovës.
“Lutemi që mos të ketë viktima. Kemi pasur një komunikim me policinë dhe na kanë thënë se ka ndodhur një shpërthim. Ndoshta është një aksident”, ka thënë nënkryetari i Prishtinës në Interaktiv të KTV, shkruan Gazeta Express.
Sejdiu ishte sot në krye të protestës së opozitës para Kuvendit, duke bërë thirrje që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të mos kalojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY