Zenel Hoxha vlerësohet me urdhërin Europian “Kalores i St George” në Austri

Zenel Hoxha vlerësohet me urdhërin Europian “Kalores i St George” në Austri

86
0
Shares

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, Zenel Hoxha është vlerësuar të shtunën në Austri nga Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) me dekoratën e lartë: Kalorësi i Urdhërit të Shën Gjergjit,(St.George Order).

Ky Urdhër i Lartë është themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, si simbol i qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman. Ky “Urdhër i Lartë” u ndalua nga Napoleoni dhe nga Hitleri, por u rikthye nga familja Perandorake e Habsburgëve në vitin 1951. Aktualisht ky “Urdhër i Lartë” konsiderohet Urdhër Europian, i cili simbolizon, mbron, promovon vlerat dhe arritjet e vendeve në kontinentin Europian. Lajmi për vlerësimin është bërë publik nga vet z.Hoxha në rrjetin social FB kur thekson se: -“ Emocione të jashtëzakonshme pas momentit të vlerësimit nga Perandoria e Habsburgëve, “St George, Europian and Habsburg Order”, të cilët kanë bërë shumë për Shqipërinë. Kënaqësia dyfishohet kur nipi i Winston Churchill (Randolph-Churchill) dekorohet në të njëjtin moment. Jam i nderuar që ky vlerësim më jepet si shqiptar. Ngjarja e sotme është një angazhim i madh për mua, për të ardhmen e Shqipërisë”. Po në një status tjetër në FB, z.Hoxha me flamurin e Austrisë në duar shton: -“Jam i nderuar edhe nga fakti se 100 vjet më parë, Perandori Kaiser Karl Jozef dekoroi më 17 Prill 1917, disa patriotë të shquar si Dom Nikoll Kaçorri, Elez Isufi etj. Ky Flamur i Perandorisë të Habsburgëve, bëri të mundur mbrojtjen e Flamurit tonë Kombëtar që nga 28.12.1912. Mirënjohje Austrisë dhe burrave të shquar të saj, për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe gjatë ceremonive të dekorimit të “Kalorësve të Europës dhe Perandorisë të Habsburgëve”. Pata kënaqësinë të prek me një ndjesi mirënjohje garantorin e Flamurit tonë Kombëtar në ditë të vështira”.


Ceremonia
Në një ceremoni në Kufstein të Austrisë, u mblodhën të shtunën (Kalorës dhe Damage) të Urdhërit të St George.

Kalorësit e Urdhërit kurorëzuan në meshën e mbajtur nga Krye Peshkopi i Austrisë, të përzgjedhurit e nderit: zotin Zenel Hoxha “Për kontributin në luftën kundër komunizmit, si edhe në afrimin e popujve përmes promovimit të vlerave kulturore, historike, ekonomike si edhe vizionin dhe arritjet e tij politike dhe profesionale”. Në të njëjtën kohë u dekorua edhe trashgimtari i ish-kryeministrit Britanik Winston Churchilli – Randolph Churchill.
Katedralja e Kufstein, ishte mbushur me anëtarë të Urdhërit dhe familjarë, të cilët ndoqën meshën e drejtuar nga Peshkopi i cili bekoi të pranishmit dhe kandidatët e para marrjes të Urdherit të Lartë: Kalorës të Europës dhe të Perandorise së Habsburgëve. Pastaj në një ceremoni mbretërore zoti Zenel Hoxha preket tre herë në krahë, me shpatën e familjes së Habsburgëve,për ta mirëpritur në Urdherin e St George, e pastaj me vendosjen e medaljes së nderit, dhurimin e deklaratës përkatëse dhe veshjen me mantelin simbol të Urdhërit: Mëndafsh i zi me logon e Shenjtit George në kalë duke vrarë një dragua. Të gjithë të pranishmit janë shoqëruar në Konventen e anëtarëve të Urdhërit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY