Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kryebashkiakja e Kurbinit mobilon zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres”

05/05/2023
“Kryebashkiakja e Kurbinit mobilon zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryebashkiakja e Kurbinit mobilon zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres, tha sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë një mitingu elektoral bë Laç.

Sali Berisha: Demokrate dhe demokratë të Kurbinit, qytetare e qytetarë, vëllezër e motra, përshëndetjet e mia më të zjarrta, mirënjohjen time më të pakufishme ndaj jush.

U garantoj se jam ndjerë dhe ndjehem krenarë dhe mirënjohjës pafundësisht, për mbështetjen tuaj jashtëzakonisht të çmuar.
Kam kënaqësi të madhe që vij sot dhe ju sjell këtu mesazhin e fitores nga Dibra, Klosi, Mati, por fitorja pa ndaluar në Mamurras, nuk mund të shkonte kurrë më tutje.

Kam nder të madh që vij sot për të paraqitur këtu kandidatin tuaj për kryetar të Bashkisë së Kurbinit, z. Behar Haxhia, me bindjen më të madhe se Behar Haxhia është një përfaqësues dinjitoz i juaji. Është një banor, qytetar me vlerat dhe virtytet më të arrira të banorëve të Kurbinit. Behar Haxhia është gjithashtu një veprimtar i kahershëm i PD-së dhe një qeveritar vendor i saj shumë i aftë, shumë i zoti, të cilin e njeh i gjithë Kurbini për punën e tij.
Behar Haxhia ishte këtu para jush dhe është i gatshëm të dalë para çdo banori të Kurbinit, të japë llogari, të japë përgjigje për gjithçka që mund ti interesojnë atij dhe qytetarëve të Kurbinit. Behar Haxhia është i vendosur të shkrijë të gjithë energjinë e tij për të ju shërbyer ju, për të garantuar shërbimet më të mira, por edhe për të ju drejtuar ju, për të udhëhequr ndryshimin jetik për Kurbinin. Për të shënuar ndryshimet e mëdha të gjithanshme. Për të shfrytëzuar të gjitha potencialet e këtij rrethi në interesin më të mirë të banorëve të tij.

Behar Haxhia pra ka të gjithë mirësjelljen, qytetarinë, mençurinë, aftësitë për të qenë qytetari i parë i bashkisë tuaj dhe për ta kthyer bashkinë në shtëpinë e parë tuajën, për të vendosur qytetarin në epiqendër të jetës së bashkisë.

Behar Haxhia ka një rivale, e cila jo vetëm që fshihet vetë nga ju, por e fsheh edhe Edi Rama. Po vija dhe nuk po shifja kund, ja ka zhdukur të gjitha portretet Majlindës. Unë nuk do të doja, ua them këtu, që të thoja qoftë edhe një çerek fjale të papërshtatshme për një zonjë. Por interesi juaj, i fëmijëve tuaj, interesi i dhjetëra mijëra qytetarëve që rropaten sot në mospasje, i atyre që detyrohen të largohen më detyron ti them, se ti Majlinda nuk je gjë tjetër vetëm një klonim i Belindës, Oltës dhe enturazhit të Edi Ramës.
Se ku u kanë mbledhur ju me qirinj, por ti je si një binjake siameze, qoftë me Oltën qoftë me Belindën. Belinda e mobilon zyrën me 220 mijë euro. A mund të imagjinoni ju, 220 mijë euro, sepse do të ndihet aty si … ç’të thuash.

Olta bën rrugën Tiranë-Peshkopi, 15 herë me helikopter, 15 mijë euro rruga. Majlinda, kryetarja arredon bashkinë, zyrën me 160 mijë euro, me mobilje antistres, se është stresuar shumë zonja. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.