Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardh Spahia rrëzon akuzat e Ramës për rrugën e Rrjollit dhe ujësjellësin e Zogaj, nxjerr dokumentat

05/05/2023
Bardh Spahia voton në Shkodër: Të rikthejmë shpresën për qytetarët, sa më shumë në votime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka nxjerrë zbuluar kryeministrin Rama pas feklaratës së këtij të fundit se bashkia bllokoi rrugën Shëngjin Velipojë dhe ujësjellësin e Zogaj.

Sipas tij bashkia ka përmbushur të gjitha procedurat përfshirë shpronësimet në Rrjoll dhe lejen e ndërtimit për ujësjellësin e Zogaj por janë i institucionet e qeverisë që nuk vijojnë procedurat.

Spahia ka publikuar të gjithë dokumentat ku shihet lehtë se Rama nuk ka thënë të vërtetën.

Postimi i Bardh Spahisë:

Pse gënjen dhe mashtron publikisht Edi Rama dhe kandidati i tij qytetarët e Shkodrës?

E bëri në Shkodër ndërsa ishte prezent në takimet elektorale. E përsërit sa herë del në studio televizive, nën panikun dhe frikën e humbjes dhe refuzimit që po i bëjnë atij dhe kandidatit të tij, qytetarët e Shkodrës. Edi Rama në mënyrë abuzive vijon të gënjejë publikisht shqiptarët se Bashkia Shkodër është bërë pengesë për investimet që prekin territorin e saj, siç janë rruga Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, apo ujësjellësi i fshatit Zogaj.

Për transparencë ndaj qytetarëve dhe në përgjigje të njeriut simbol të mashtrimit, Bashkia Shkodër në lidhje me: Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i Rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë”, në zbatim të marrëveshjes së realizuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit ka realizuar me përpikmëri çdo procedurë, detyrim i marrëveshjes së sipërcituar. Konkretisht ka përcjellë procedurën pranë Ministrisë së Infrastruktrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin me anë të shkresës nr.411/1 datë 18.01.2023.

Këshilli i ministrave me anë të VKM-së nr.246 datë 20.04.2023 ka miratuar Shpronësim, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim i Rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë”, ku përcakton ASHSH institucionin përgjegjës për verifikimin e dokumentacionit justifikues dhe likujdimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ky investim.

Bashkia Shkodër në funksion të detyrave të saj, me njoftimin e VKM-së të sipërcituar e administruar në institucionin tonë me datë 25.04.2023, i ka përcjellë, me shkresën nr. 6039 datë 28.04.2023 pronarëve VKM-në përkatëse duke bërë me dije Ministrinë e Infrastruktrukturës dhe Energjisë, Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për vazhdimin e procedurës nga ana e tyre.

Ndërkohë në lidhje me investimin tjetër, “Rikonstruksion rruga Shirokë – Zogaj (pika e kalimit kufitar) dhe sistemimi i ujësjellës-kanalizimeve”, Bashkia Shkodër ka përmbushur po të njëjtat detyrime të nënshkruara në marrëveshje, duke filluar nga leja e ndërtimit me Nr. 24762/2 Prot, datë 17/06/2022, tek procedura e shpronësimit.

Sa i përket ujësjellësit të Zogajve, me datë 12.04.2023 ka mbërritur në Bashkinë Shkodër kërkesa dhe dokumentacioni për dhënien e lejes. Referuar dispozitave ligjore të parashikuara në ligjin nr.107/2014 dhe Vendim i KKT nr.41 datë 03.12.2020 Me datë 14.02.2023 Bashkia Shkodër ka aplikuar për lejen e ndërtimit dhe është akoma në pritje të përgjigjes nga institucionet: Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia e Zhvillimit të Territorit. Me dhënien e përgjigjes nga ana e këtyre institucioneve qeveritare, Bashkia Shkodër do të vijojë me procedurat e dhënies së lejës së ndërtimit, sic e përcakton ligji.

Por cila është arsyeja që gënjen kryeministri shqiptar dhe kandidati tij, e në të njëjtën kohë nuk tregohen transparent për t’ju thënë qytetarëve shkodranë e atyre shqiptarë realitetin mbi këto investime (që nuk janë drejtëpërdrejtë të financuara nga buxheti i Shtetit, por si pjesë e kredisë në BERZH, e cila do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë)?

Arsyeja është vetëm një, e që nuk ka të bëjë me Bashkinë Shkodër dhe procedurat e ndjekura prej saj, që kanë qënë e do të vazhdojnë të jenë për cdo investim transparente dhe në kohë reale. Ndërprerja apo mos fillimi i punimeve për këto vepra, ka ardhur nga mungesa e financimeve dhe procedurave burokratike të institucioneve qëndrore që ka në varësi Edi Rama, e që përdor sot si argument shfajësimi gjuatjen e topit tek Bashkia Shkodër. Edi Rama me gjuhën e tij të urrejtjes, mashtrimit dhe kërcënimeve që bën ndaj shqiptarëve në këto prag zgjedhjesh, po ndërton një fushatë mbi baza dezinformimin dhe keqpërdorimin e pushtetit që do ta marrin përgjigjen nga shkodranët dhe shqiptarët me votë në 14 Maj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.