Një person i armatosur në Serbi vrau të paktën 8 civilë dhe plagosi 13 të tjerë në masakrën e dytë në vendin ballkanik, në dy ditët e fundit.
Ngjarja u regjistrua pak para mesnatës në fshatin Dubona, ku autori qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Autori është identifikuar si 21-vjeçari Uros B., ndërsa është arrestuar vetëm disa orë pas masakrës.
Gjendja e 7 prej të plagosurve është tepër kritike. Mes viktimave është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e madhe armësh dhe municioni. Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje.
Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie. a.b





