Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhuroi disa libra për anëtarët e Departamentit Brain Gain dhe Ekselencës në PD.
Berisha do i bashkohet nismës së veçantë të këtij departamenti “Dhuro një libër, ndriço një mendje”, nismë që synon dërgimin e librave atje ku ka pamundësi financiare.
Departamenti Brain Gain i Partisë Demokratike organizoi të dielën, më 23 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, një mbledhje librash të dhuruar te selia qendrore e PD. Librat më pas do t’i shpërndajë në vende ku libri nuk shkon, ose shkon me vështirësi.
Kjo është një iniciativë inovative dhe e ndërmarrë nga një departament i përbërë nga studentë apo ish-student ekselentë shqiptarë nëpër botë.
Kjo nismë ka për qëllim të nxisë promovimin e kulturës dhe arsimit në vendet ku kjo mundësi është e kufizuar.
Çdokush është i mirëpritur për t’u bërë pjesë e aktivitetit dhe nëse është e mundur të dhurojë libra që ndihmojnë nismën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/