Merr flakë Kirurgjia në spitalin e Shkodrës, detajet

Merr flakë Kirurgjia në spitalin e Shkodrës, detajet

55
0
Shares

Merr flakë pavioni i kirurgjisë nënspitalin e Shkodrës ndërkohë që zjarrfikësit ia dolën të kufizonin shpërndarjen e tij.

“Rreth orës 07:05, të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, në një nga dhomat e Repartit të Kirurgjisë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, raporton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY