Kush ishte Ardian Nikulaj, biznemeni që u vra në Shëngjin, kandidonte për...

Kush ishte Ardian Nikulaj, biznemeni që u vra në Shëngjin, kandidonte për këshillin bashkiak

36
0
Shares

Policia ka konfirmuar vrasjen e Ardian Nikulaj, pronar i një resorti në Shëngjin.

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi Ardian Nikulaj, 50 vjeç, banues në Shëngjin, njofton policia lokale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Nikulaj kandidonte për këshill baahkiak në Lezhë në emër të PSD. Më herët ai ka qënë në burg për disa muaj për vepra të lehta penale.
Ndërkaq në 2003 ka ndryshuar edhe mbiemrin nga Nikaj në Nikulaj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY