Nepotizëm në Bashkinë Tiranë, ja lista e njerëzve nga e njëjta familje...

Nepotizëm në Bashkinë Tiranë, ja lista e njerëzve nga e njëjta familje të cilët i kushtojnë taksave tona 1 milionë euro në vit

34
0
Shares

Nepotizëm në Bashkinë Tiranë, është publikuar lista e njerëzve nga e njëjta familje të cilët i kushtojnë taksave tona 1 milionë euro në vit. Drejtori i Inspektoratit ka të punësuar vëllain, kunatin dhe kunatën. Drejtorja e Tirana Parking ka të punësuar motrën, bashkëshortin dhe ikunatin. Drejtori i policisë bashkiake ka të punësuar gruan dhe nipin.

Deklarata e Silvi Bardhit:

Mbi 10 milionë euro borxh ka lënë Erion Veliaj në dy mandate që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës.

Këto janë detyrime që do t’i shlyejnë qytetarët e Tiranës.

Teksa ka rritur taksat dhe tarifat dhe ka lëshuar policinë bashkiake në fushata ndëshkimi duke vjelur miliona euro, sërish, të gjitha këto nuk i mjaftojnë Erion Veliajt.

Kjo është qeverisja e tij.

Janë qindra punonjës të Bashkisë që paguhen me taksat tona, thjesht për t’i shërbyer Erion Veliajt, profilit të tij personal, interesave politike që ai ka.

Qindra punonjës që mbahen me taksat tona, kujdesen që Erjon Veliaj të dalë mirë në publik, të pëlqehet, t’i bëhet shpërndarje në rrjetet sociale.

Vetë Erion Veliaj, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, ka kaluar 4 muaj e gjysëm jashtë shtetit, duke marrë të paktën 11 mijë euro dieta.

Ndërkohë që me këto udhëtime nuk i ka sjellë qytetit asnjë përfitim, asnjë investim të huaj, asnjë shërbim që të jetë i vlefshëm për jetën tonë.

Gjatë një vëzhgimi të pjesshëm të nëpunësve, tek 270 emra, rezultojnë 127 emërime nepotike. Drejtuesit më të rëndësishëm të Bashkisë kanë futur familjarët dhe të afërmit në pozicione të rehatshme, me rroga të mira.

Kjo është e padrejtë.

Taksapaguesit më të varfër të Europës nuk kanë pse të sakrifikojnë kaq shumë, që Erion Veliaj të duket bukur në publik.

Duhet ndryshim.

Qytetarët e Tiranës e kanë në duart e tyre ta kthejnë Bashkinë në normalitet e në shërbim të qytetit, jo të kryetarit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY