Berisha-Dumanit: Pretendimi juaj se nuk dihen pronarët e inceneratorit të Tiranës, ju...

Berisha-Dumanit: Pretendimi juaj se nuk dihen pronarët e inceneratorit të Tiranës, ju akuzon rëndë ju dhe institucionin tuaj

27
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua sot kreut të SPAK, Altin Dumanit duke rrëzuar pretendimin e tij se nuk mund të mbyllet financimi i inceneratorëve.

”Pretendimi juaj se nuk dihen pronarët e inceneratorit të Tiranës, ju akuzon rëndë ju dhe institucionin tuaj”, tha Berisha.

Deklarata:

Inceneratori i Tiranës, është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 milionë euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë. Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it, si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra e mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz, i cili ka në krye Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, dhe disa emra të tjerë.
Dy fjalë do t’i them z.komisar Dumanit se pretendimi juaj, se nuk dihen pronarët iu akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj.

Së pari, le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni, se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët. A mund t’ju thoni shqiptarëve: çfarë iu pengon ju zotëri, të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst pretendimin se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimin e gjykatës së vendit.

Në afera të tjera është procedurë në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë, sepse jeni në kontrollin dhe në mbështetjen e plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët.

Së dyti, kontrata e Inceneratorit të Tiranës është e firmosur në shkeljen më flagrante të kodt civil të Shqipërisë. Nuk ka gjykatë që nuk rrëzon atë kontratë, për sa kohë në Shqipëri dhe kudo në botë, kodi civili është kushtetuta e kontratave. Ju nuk e bëni këtë, sepse ju jeni mburojë e qeveritarëve që kryejnë këtë vepër mafioze, këtë vjedhje të tmerrshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY