Berisha: 84% e shqiptarëve deklarojnë se duan të largohen nga Shqipëria. Po...

Berisha: 84% e shqiptarëve deklarojnë se duan të largohen nga Shqipëria. Po ikin sepse janë njerëzit më të vjedhur të planetit

42
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot nga Malësia e Madhe se 84% e shqiptarëve deklarojnë se duan të largohen nga Shqipëria. Po ikin sepse janë njerëzit më të vjedhur të planetit.

Argumentat:

Ja pra, 14 maji është një votë për Isa Ramaj, por 14 maji është një votë për ndryshimin, për sigurinë tonë. 14 maji është një votë e jetës tonë. Me 14 maj çdo shqiptar është në një mision historik për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi.
Nga të katër anët e dheut bien sirenat e trishtimit, bien sirenat e gjëmimit të këtij vendi, i cili pakësohet me shpejtësi të madhe, nga i cili u larguan në 8 vite, 35 % e shqiptarëve. Malësia e Madhe me të gjithë këto potenciale të jashtëzakonshme ka sot brenda 8 vitesh, 1/3 e banorëve më pak, po kështu Shkodra, po kështu Vlora, po kështu Gjirokastra.
Nëse vazhdohet në këtë mënyrë nuk do të jenë 2/3 dhe pas 16 vitesh i takon, merreni me mend se kush do të jetë këtu. Një banor në Ana Mal më tregoi para 1 viti. Më thotë; Sali unë dal këtu, e kishte shtëpinë në krye të fshatit dhe pi ka kafe në mëngjes. Jo më shumë se 3-4 banesa nxjerrin tym, jo më shumë se 3-4 oxhakë nxjerrin tym. Dhe po të shkoni aty, ai është një parajsë ai fshat, buzë Bune me të gjithë ato pasuri natyrore.
Pas 8 vitesh, aty mund të nxjerrë një oxhak dhe mund të mos ketë më oxhaqe që nxjerrin tym.

A do të rrimë ne soditës në këtë gjendje, a mund të rrimë ne, kurrë nuk do të na falet. Kurrë nuk do të na falet. Shqipëria kërkon sot më shumë se kurrë, pak dashuri nga secili prej nesh dhe kjo dashuri, dëshmohet me votë me 14 maj, dëshmohet me votën për Isa Ramajn për të firmosur ndryshimin.
Pse po ikin shqiptarët, pse 84% e shqiptarëve deklarojnë se duan të largohen nga Shqipëria. Po ikin sepse janë njerëzit më të vjedhur të planetit. Po ikin sepse Edi Rama, taksat tuaja, qeveritarët vendorë, taksat tuaja, kanë gjetur me dhjetëra dhe qindra mekanizma që ti vjedhin dhe vetëm ti vjedhin.
Edi Rama e zhbëri Shqipërinë në shumë drejtime.

Së pari, thashë se kishim të ardhurat në ’92, 204 dollarë për frymë, por arritëm me lumenj djerse, me besim tek Shqipëria, me besim tek Malësia e Madhe, në vitin 2008 të kalojmë në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm që në këtë Ballkan të kemi rrogat më të larta. Më të larta se bullgarët dhe rumunët që ishin anëtarë të BE-së. Më të larta se serbët, malazezët dhe ju e keni përjetuar atë periudhë. Më të larta se maqedonasit dhe se gjithë të tjerët.

Sot ku jemi? Më të ulëtat. Sot rrogat në Shqipëri janë 30-40% më të ulëta se në Kosovë. Sot mjeku në Kosovë merr rrogë dy herë më të madhe se në Shqipëri. Sot mësuesi në Kosovë, merr rrogë 2 herë më të madhe se në Shqipër. Polici dhe oficeri po kështu.
Kosova ka një buxhet sa gjysma e buxhetit të Shqipërisë. Ne e kemi 4 miliardë euro me të ardhura, ata e kanë 2 miliardë. Por çfarë ndodh, por qeveria ato para ua kthen qytetarëve, ato para ua kthen fermerëve, ato para i kthen në infrastrukturë. Po këtu çfarë ndodh. Ato para vidhen dhe vetëm vidhen.

Me shumë të drejtë mund të më shtroni pyetjen se si vidhen. Po o zotëri vidhen se rruga ndërtohet me 8-fishin e çmimit, 10-fishin e çmimit. Sepse në të gjithë botën, 1 km autostradë në fushë ndërtohet me 2, maksimumi me 2.5 mln euro. Në Shqipëri ndërtohet me 24 mln euro. Sepse në Shqipëri, rruga anësore e autostradës kushton 2.2 herë më shumë seç ka kushtuar ndërtimi i autostradës.

Sepse në Shqipëri shkolla kushton 6 mln euro, ndërkohë po në Tiranë, shkolla e standardeve Europiane që ndërtohet nga PNUD-i me paratë e donatorëve, kushton 680 mijë euro. Ndërtimet kanë manuale, që përcaktojnë çmimet. Të ndërtosh një shkollë 6 mln euro, do të thotë të vjedhësh, minimumi 90% të parave të investuara në atë shkollë.
Këto janë disa nga vjedhjet që bëjnë në qeveri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY