Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEKLARATA E PËRBASHKËT RAMA-SUNAK/ Marrëveshje për kthimin në Shqipëri të gjithë emigrantëve në burgjet britanike

23/03/2023
FOTO&VIDEO/ Rama takon kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër
Share on FacebookShare on Whatsapp

U zhvillua sot takimi dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ndërkohë që pas takimit dolën me një deklaratë të përbashkët.

Deklarata e përbashkët:

Kryeministri Edi Rama u prit sot nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në Downing Street në kuadër të një vizite më të gjerë tëkreut të qeverisë shqiptare në Londër.

Të dy kryeministrat shprehën ambicien e tyre të përbashkët përzgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mesShqipërisë dhe Britanisë së Madhe, bashkëpunimin në adresimine kërcënimeve globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetitdypalësh.

Ata vunë në dukje potencialet e mëdha për rritjen e marrëdhënieve tregtare, investimeve dhe në fushën e teknologjisë, ndërkohë që  Kryeministri britanik Sunak mirëpritisërish kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar tëBritanisë së Madhe në jetën britanike. 

Si aleatë në NATO, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-sëdhe partnerë të ngushtë, Kryeministri Edi Rama dheKryeministri britanik Rishi Sunak riafirmuan gjithashtuangazhimin e tyre për të punuar së bashku për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, mbrojtjen e demokracisëdhe promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe njëpërgjigje të fuqishme ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë ndihmën e mbrojtjes kibernetike shqiptarepërballë kërcënimeve në internet.

Kryeministrat e dy vendeve u angazhuan për thellimin e punësnë kuadër të Deklaratës së Përbashkët dhe Task-Forcës për tëcilat u  ra dakord në dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në adresimin e migracionit të paligjshëm dhebandave kriminale të trafikimit të njerëzve.

Ata diskutuan rritjen e bashkëpunimit operacional, duke përfshirë komunikimet e përbashkëta të nivelit të lartë për tëfrenuar pikësëpari udhëtimin e njerëzve dhe marrëveshje tëmëtejshme për shkëmbimin e të dhënave dhe pasaportat.

Dy kryeministrat përshëndetën progresin e deritanishëm, pasirreth 800 emigrantë të paligjshëm janë kthyer në Shqipëri qëprej muajit dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dheudhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar që përcaktojnëShqipërinë një vend të sigurt. 

Për bashkëpunimin në drejtësinë penale, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri britanik Rishi Sunak përshëndetën punën e përbashkët në vijim për ekstradimet, ndjekjet penale dhekapacitetet e mjekësisë ligjore dhe ekstradimin e qindra tëburgosurve në bazë të marrëveshjeve ekzistuese.

Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët mes Britanisë sëMadhe dhe Shqipërisë do të kryejë një vlerësim të kapacitetevetë burgjeve të Shqipërisë,  një proces që do të përfundojë deri nëfund të prillit, me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve tëpërcaktuar shqiptarë në sistemin e burgjeve të Mbretërisë sëBashkuar.

Në fund, të dy kryeministrat mirëpritën progresin nëbashkëpunimin e biznesit dhe bashkëpunimin universitar, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë nëShqipëri, dyfishimin e fondit të gatishmërisë për përballimin e rrezikut të tregut për financimin e eksporteve britanike përShqipërinë në 4 miliardë stërlina, për lehtësimin e investimevedhe thellimin e lidhjeve mes universiteteve të Shqipërisë dheMbretërisë së Bashkuar. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026
Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

Berisha, ndjesë për ngjarjen te vila e diktatorit: Ndjej keqardhje të madhe për të huajt që ishin te vila

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.