Berisha: Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë...

Berisha: Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë borxh 5 miliardë euro. Çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 eurosh

21
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me banorë të Klosit se që nha viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë borxh 5 miliardë euro. Çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 eurosh.

Argumentat:

Ne jemi sot në prag të zgjedhjeve lokale, ku zgjedhim qeveritarët vendorë, por secili nga ne, nëse ndalet për një moment dhe e shikon Shqipërinë, shoqërinë shqiptare si po rrokulliset me shpejtësi, se si po shkretohet me shpejtësi, si po varfërohet me shpejtësi, e kupton se këto zgjedhje janë më të rëndësishme zgjedhje që janë zhvilluar nga 1992 e deri më sot.
Këto janë zgjedhje për shpëtimin e Shqipërisë, janë vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga monizmi. Historia e kombeve ka provuar dhe më shumë se cili do komb tjetër, kombi shqiptar se monizmi është tragjedi e vërtetë për kombet, është varfërimi dhe mjerimi më i madh për kombet.

E provuam këtë në diktaturën komuniste.
Pas 30 vitesh udhëtim në demokraci, ne sot ndodhemi para faktit kur të gjithë pushtetet i ka marrë në dorë një njeri, kur të gjithë pushtetet janë në dorën jo të një partie, por të një sekti brenda një partie, të një sekti që quhet Rilindje, por në fakt meriton çdo epitet të keq.
Sot ne jemi dëshmitar se e drejta në këtë vend nuk ekziston, se qytetarë që të fitojë një gjyq nuk ka, se organet e drejtësisë janë të gjitha seksione të PS-së.

Sot ne jemi dëshmitarë se për një proces gjyqësor, qytetari duhet të presë 10-15 vite. Se për një proces gjyqësor duhet të paguajë për ta afruar, sa kurrë ndonjëherë më parë. Sot ne jemi dëshmitarë se nga mëngjesi deri në darkë, këta qeveritarë vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Unë do tu jap disa shembuj.
Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro, rrogat në Shqipëri mund të rriteshin 6 herë, rrogat mund të rriteshin 3 herë dhe po kaq pensionet.

Me 5 miliardë euro, çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro. Me 5 miliardë euro, fshati shqiptar, Shqipëria do të ishte një vend krejt tjetër. Këtu po them vetëm borxhin, nuk po flas për taksat që u dyfishuan, nuk po flas për tarifat, gjobat dhe burime të tjera të ardhurash.
Çfarë ndodh me ne? Pse ne sot rreshtohemi të fundit për rrogat dhe pensionet në Ballkan. Në vitin 2013 qëndronim në krye, ajo ishte një arritje e jetës tonë, e jetës së secilit. Ne vërtetë kemi qenë të varfër, jemi rropatur në varfëri në dekada dhe shekuj, por ja dolëm të paguhemi më mirë se të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit në vitin 2013.

Ky trend nuk vazhdoi, përkundrazi çdo vit rriten çmimet, çdo vit rritet inflacioni. Vetëm nga vjet gjer në sivjet, brenda 1 viti, çmimet e ushqimeve janë rritur 12 %, sipas statistikave zyrtare. Pra në 8 vite jo vetëm që nuk marrim rrogën e vitit 2013, por marrim të paktën 30% më pak fuqi blerëse, se sa ç’blinim me atë rrogë në vitin 2013. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY