Rritja me 44% e çmimit të ujit/ Bashkia Tiranë arkëton 10 milionë...

Rritja me 44% e çmimit të ujit/ Bashkia Tiranë arkëton 10 milionë dollarë më shumë të ardhura çdo vit, por ujë nuk ka 24 orë

29
0
Shares

Rritja me 44% e çmimit të ujit nuk ka sjellë përmirësime në jetën e qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë arkëton 10 milionë dollarë më shumë të ardhura çdo vit nga rritja e çmimit, por Tirana nuk ka as sot 24 orë ujë, tha zëdhënësja e fushatës së Këlliçit, Silvi Bardhi.

Deklarata:

Pak ditë më parë kryetari në ikje i Bashkisë Tiranë mbajti një ligjëratë të gjatë për çmimin e ujit në Tiranë.

Në vitin 2015 Erion Veliaj premtoi se nuk do të rrisë çmimin e ujit.

Por, në nëntor të vitit 2017 Erion Veliaj i kërkoi Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit me argumentimin se duhet të shëndoshte Ujësjellës – Kanalizime SH.A.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen me 44% të çmimit të ujit si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset.

Të nderuar qytetarë çmimi i ujit nga 45 lek u bë 65 lek dhe çmimi për biznesin u rrit nga 135 lek në 190 lek.

Pra, jo vetëm fatura në shtëpinë tuaj u rrit, por njëkohësisht çmimi i bukës, kafes, çajit, ushqimeve bazë u rritën.

Dhe jo pak, por 44%.

Kryetari në ikje premtoi ujë 24 orë.

Ku jemi sot?

Vetë Enti Rregullator i Ujit, e ka pranuar jo më larg se vjet në raportin e vetë zyrtar se “Ne nuk kemi ujë 24 orë”.

Edhe pse Bashkia ka marrë 10 milionë dollarë më shumë çdo vit të ardhura nga rritja e çmimit të ujit, Tirana nuk ka 24 orë ujë.

Ku kanë shkuar paratë?

Për këtë do të flasim ditët në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY