Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhupa kundër ndryshimeve të ligjit të Akademisë, janë për Gjinushin

21/03/2023
Zhupa kundër ndryshimeve të ligjit të Akademisë, janë për Gjinushin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademia e Shkencave fatkeqësisht ka qëndruar në paligjshmëri me vite të tëra për shkak se kryetari i saj nuk ishte as akademik i përhershëm, ishte po ashtu kryetar partie dhe nuk është dekretuar nga Presidenti, gjë për të cilën është paditur në Gjykatën Kushtetuese.

“Në përgjigje të letrës publike të akademikut Artan Fuga, çdo shqetësim i ngritur prej tij është tërësisht i drejtë dhe është për të ardhur keq gjendja në të cilën është akademia sot dhe përpjekjet për stanjacion dhe kapje. Mbështes hapur të drejtën e akademikut Fuga për të garuar për kryetar dhe do ishte nder për vendin që të kishim një akademik në lartësinë e tij në krye të këtij institucioni të shkencës”, tha sot deputetja e PD, Ina Zhupa.

Ndryshimet ligjore që kanë sjellë dy deputetët Koçi-Beqiraj, siç e kam denoncuar edhe më parë publikisht, janë vazhdim i këtyre konjukturave politike në kurriz të shkencës dhe janë shumë larg të qënurit ligj për interes publik, por janë një kostum me porosi (ligj ad personam), shpjegoi Zhupa.

Në vijim deputetja demokrate tha se në projektligjin e propozuar dallohet qartë porositësi:
1- Deputetët paraqesin arritjet e akademisë së shkencave në këto 4 vite në relacionin e ligjit. A mund të na sqarojnë deputetët si i kanë marr këto të dhëna? A ka shkresa zyrtare me akademinë e shkencave? Cilat janë organet që ju janë përgjigjur dhe pse ka vetëm arritje dhe jo mangësi? A mund të na sqarojnë deputetët se cila është nevojë për të na paraqitur këto arritje sipas tyre kur kërkojnë një ndryshim ligji që nuk lidhet fare me këto arritje?
2- Deputetët shprehen: “ka lindur nevoja e përmirësimeve të domosdoshme që janë propozuar nëpërmjet këtij projektligji, i cili nuk prek thelbin dhe përmbajtjen e ligjit bazë, por korrigjon disa dispozita parazitare.” A mund të na sqarojnë deputetët se kujt i lindi kjo nevojë? Kryetarit të akademisë, kryesisë, apo cilit organ? Se nuk besoj që iu ka lindur nevoja zgjedhësve te zonave te tyre që s’kanë lidhje me akademinë.
Pse e quajnë parazitare dispozitën që shpjegon zgjedhjen e kryetarit? Ndoshta e lidhin me nivelin e punës së deritanishme të kryetarit aktual.
3- Deputeti, Ismet Beqiraj ka qënë relator i këtij ligji që kërkon të ndryshojë, duke mbrojtur që parimet bazë të tij ishin pikërisht për të luftuar kontrollin nga një person apo grup, duke krijuar stanjacion dhe kapje të institucionit. Ndërsa ndryshimet e reja që sjell ai me kolegun Koçi, bëjnë të kundërtën. Heqin fjalën rradhazi për mandatet, heqin moshën kufizuese, pra nevoja e lartpërmendur, duket se i paska lindur Gjinushit për një mandat tjetër për veten.
4- Relacioni i deputeteve që marrin përsipër të ndryshojnë ligjin është plot gabime drejtshkrimore, që cënojnë seriozitetin e një projektligji që kërkon të rregulloj Akademinë e Shkencave. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin

Valter Begaj kërkon gjykim të zakonshëm. ARRSH”, 21 të pandehur të tjerë procedurë të shkurtuar 

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026
Qëllohet me armë tek kompleksi Delijorgji në Tiranë, një i plagosur

Arrestohet Gazment Buçpapaj, la pa jetë me thikë një të ri në Tiranë

02/03/2026
EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Në kërkim ndërkombëtar, sekuestrohen pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij në Shqipëri

02/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.