Berisha prezanton kandidatin e Rrogozhinës: Po të mos vidhte qeveria, rrogat do...

Berisha prezanton kandidatin e Rrogozhinës: Po të mos vidhte qeveria, rrogat do të ishin dyfish e trefish

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e tij për Rrohozhinën Shkëlqim Hoxhën. “Ndërtojnë rrugë me 24 mln euro km. Kjo është një qeveri që vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Po si ka mundësi që ky njeri të mos mendojë për qytetarët. Çdo qindarkë që mblidhet është e juaja, çdo borxh që merret do të paguhet nga djersa juaj. Pra duhet të ju kthehet ju në një mënyrë apo në një tjetër.

Çfarë ndodh? Paratë që merren borxh, që u vilen ju me taksa, që u grabiten me gjoba, që të gjitha në masën 80-90% vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. Vidhen të dashur qytetarë sepse për ndërtimin e një kilometri rrugë në fushë, e cila në vendet më të pasura në Europë kushton maksimumi 2-3 mln euro. Në Shqipëri 24 mln euro, në Shqipëri kushton kaq sepse vidhen në çdo kilometër 20 mln euro, pra vidhet 8 fishi i çmimit me të cilin ndërtohet.
Kjo ndodh përsëri me shkollat. Kjo ndodh me çdo punë publike që kryhet me paratë tuaja. Rrugët anësore Lekaj-Fier, ndërtohen me 2 herë gjysëm më shtrenjtë seç është ndërtuar rruga kryesore autostrada. Po pse kjo? Vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.

Nëqoftëse kjo qeveri nuk do të kryente punë publike me çmime 6-10 herë në të larta rrogat tuaja do të ishin më të së paku trefishuar. Ju jeni dëshmitarë. Ne në vitin 2005-2013, rrogat, pensionet i dyfishuam, por ndërkohë ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë, sepse ne nuk ndërtonim rrugë në fushë me 24 mln euro. Rrugën në fushë ne e ndërtonim me 1-2 mln euro dhe këto janë të vërtetueshme.

Ne nuk ndërtonim një shkollë me 6 mln euro, sepse në të gjitha manualet e ndërtimit në SHBA dhe botë, shkolla ndërtohet me 700 mijë euro. Dhe nëse shkolla ndërton siç bën zdromsi i Tiranës, ndërton shkollën me 6 mln euro, ai vjedh aty të paktën 80% të fondit.

Si ka mundësi, a duhet të ishte qëllim kryesor, a duhet të jetë qëllim kryesor i një njeriu të votuar nga ju, një njeriu që i keni dhënë besimin, i një deputeti, i një kryebashkiaku, i një ministri i një kryeministri, mëkëmbja juaj, mirëqenia juaj, përmirësimi i jetës tuaj. Nëse ai ka ndjenjat minimale njerëzore ky dhe vetëm ky duhet të jetë qëllimi kryesor i tij dhe i ka të gjitha mjetet për të ju përmbajtur asaj.
Kurse këta jo. Për këta ju jeni qenie inferiore, të përçmuara. Po pse ju konsiderojnë të tillë ata. Vetëm e vetëm se ju vjedhin. Është raporti. Këta qeveritarë kanë me ju, raportin që ka hajduti me viktimën. Mos e harroni këtë. Se vetëm një njeri që ka një raport të tillë, mund ti lejojë vetes të udhëtojë me çarter me dhomë gjumi, 22 mln euro, pavarësisht se e di që ai pensionisti nuk arrin të marrë as gjysmën e ilaçeve që i duhen.

Një njeri që ka përçmim për qytetarët dhe thotë ata kështu janë mirë, mirë e kanë. Blen vazo për oborrin e tij 4 mln euro. Nuk kam dëgjuar kurrë një kryeministër që të bëjë një gjë të tillë. Sepse në ato 4 mln, 3 të paktën i vjedh dhe vetëm i vjedh.

Berisha: Po vodhi kryeministri vjedhin me radhë vartësit e tij dhe nuk pyesin fare

Demokratë e demokrate të Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë. Nuk duhet të harrojmë se në monizmin e Edi Ramës, PD ka përgjegjësinë e vete. Sepse PD ja dorëzoi zgjedhjet lokale atij.
Ne jemi ata që njohim gabimet tona. Ne nuk themi nuk gabojmë, ne gabojmë por korrigjojmë gabimet.

Sot çdo demokrate dhe demokrat në Rrogozhinë dhe në mbarë Shqipërinë duhet të votojnë kandidatët e primareve dhe nuk duhet të bëjnë kurrë lojën e Edi Ramës. kandidatët e primareve janë kandidatët e lirisë, janë kandidatët tuaj, janë kandidatët që ju i votuar, i përzgjodhët, i besuat, ata guxuan, ai guxoi erdhi para jush, ju tha unë jam Shkëlqim Hoxha, ky që më njihni. Më besoni se unë besimin tuaj do ta kthej në shërbime ndaj jush.

Ku është kandidati tjetër? Çfarë ndodh me kandidatin tjetër? Ku ti kapësh për burg janë. Apo them ndonjë gjë të pavërtetë këtu.
Merrni me radhë. Atë e burgosin, tjetrin e thërrasin dhe i thonë, je në paraburgim. Absolutisht ju garantoj ju se si ai i Bulqizës dhe disa herë më shumë janë papërjashtim të gjithë bashkiakët e sektit të rilindjes.
Po pse, mund të më thoni ju mua. Miqtë e mi, po vodhi kryeministri vjedhin me radhë vartësit e tij dhe nuk pyesin fare.

Pra a duhet të pyesim veten ne. A mund të votojmë ne ata të cilët ndërtojnë rrugën me 24 mln euro kilometrin, ndërtojnë shkollën me 6 mln euro. A mund të votojmë ne ata të cilët bëjnë 250 tendera sekrete të paparë. A mund të votojmë ne atë të cilin firmos për 420 mln euro për djegësa të cilët nuk ekzistojnë kërkund.
A mund të votojmë ne për kryetar bashkie si ai i Tiranës që për çdo ton plehrash që depozitojmë në Sharrë vjedh 18 euro dhe i ndan me Edi Ramën.

Kontrata thotë 11 euro për ton, kurse ai u merr qytetarëve 29 euro për ton. I merr sikur po i djeg dhe nuk djeg 1 kg. A mund të votojmë njerëz si puna e tij i cili u vë qytetarëve taksë për ndërtimin e shkollave. E ndaluar me Kushtetutë, kushtetuta e këtij vendi u garanton ju shkollimin falas për fëmijët tuaj. Ai nuk ka kushtetutë, hajduti nuk ka kushtetutë, ligj e moral. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY