Nga Genc Pollo
1-Ngjarja domethënëse në rrëzë të Kaukazit
Javën e shkuar lajm kryesor në mediat europiane e botëroreishin protestat popullore përreth parlamentit në Tbilisi, Gjeorgji. Mijëra qytetarë protestuan mbi 48 orë pa ndërprerjeduke duruar gazin lotsjellës e hidrantët e policisë! Deri sa jaarritën qëllimit: projekt/ligji censurues dhe antidemokratik imbështetur nga qeveria e mazhoranca u tërhoq. Një video ikonike nga protesta u bë virale në internet: aty një studenteme flamurin europian në dorë goditej nga shkulma e ujit, rrëzohej e përsëri ngrihej dhe i afrohej skuadroneve tëpolicisë anti-trazirë që e ndanin nga godina e parlamentit.
Tërheqja e ligjit problematik u përshëdet në të gjithakryeqytetet perëndimore. Josep Borrell, Përfaqësues i Lartëpër Politikën e Jashtme i BE, deklaroi se “Gjeorgjianët dolënnë rrugë për të shprehur aspiratën e tyre për demokraci dhevlera europiane. Këto protesta paqësore ishin të forta dheprekëse. Njoftimi për tërheqjen e projektligjit është një shenjëe mirë, tani duhet të ndiqen hapa konkretë ligjorë“.
Drejtuesit e protestës njoftuan se tubimet do të vazhdonin derisa të liroheshin të arrestuarit dhe derisa qeveria të jeptegaranci me shkrim se p/ligji nuk do të shfaqej më në tëardhmen.
2-Pak kontekst për gjeorgjianët, europianët, amerikanët
Gjeorgjia nën sundimin 11 vjeçar të partisë së majtë “Ëndrragjeorgjiane” është në fakt nën sundimin e superoligarkutBidzina Ivanishvili. Ai, mbasi bëri pará në Rusi, themeloi këtë parti dhe faktikisht e kontrollon ende atë. Shteti e drejtësia janë të kapura dhe opozita politike e persekutuar me gjyqe farsë. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë qeveriagjeorgjiane mori një kurs të hapur pro Moskës megjithëse përfasadë vazhdonte retorikën pro BE. Projekt/ligji në fjalësynonte të mbyllte hapësirën e lirë ende të mbetur përshoqërinë civile, mediat dhe opozitën duke ndërprerësponsorizimet perëndimore. Ky projekti/ligj ishte edhe pika e ujit që pëmbysi kupën, që elektrizoi shoqërinë, që mobilizoiaktorët publikë dhe që prodhoi protesta të paepura. Një motivi kundërshtimit ishte se p/ligji do të pengonte udhën europianetë Gjeorgjisë. Por motivi më thelbësor ishte se qeveria pokalonte çdo cak dhe shoqëria po humbiste çdo liri e të drejtë.
Euro-amerikanët kanë qenë të superkujdeshëm që kritikën përçmontimin e demokracisë dhe orientimin drejt Rusisë t’ambajnë në një minimum të pranueshëm për partinë në pushtet.Ata druajnë se po të dalin hapur e fort i presin urat me pushtetin dhe e shtyjnë edhe më shumë drejt autoritarizmit e Putinit. Kështu praktikisht ata injoruan vullnetin e njerëzvepër liri dhe shpesh evituan aktorët opozitarë dhe jo-qeveritarë.Pra duke bërë të njëjtin gabim si në Serbi dhe në Shqipëri.
Kur qeveria në Tbilisi publikoi p/ligjin problematik, reagimi iBE ishte i tipit “ngre shqetësime” apo “nuk përputhet me vlerat e BE” dhe kaq. Formulime që publikut vendas nuk iflasin qartë e për më keq relativizohen e shtrembërohen ngamediat dominante të pushtetit. Por protesta e fuqishme e gjeorgjianëve jo vetem zmbrapsi pushtetin abuziv por u hoqiinercinë e përgjumjen edhe kancelarive europiane. Po të mosshihnin mijëra vetë të patrembur nga policia, gazi e uji zor se dikush në Perëndim, përfshirë edhe Borrellin, do të shfaqej nëpublik me një deklaratë të qartë si ajo më lart.
3-Projeksioni i trekëndëshit Borrell-Rama-AlAbaar në sheshete Tiranës
Sipas mediave, në 1 mars 2021 gjatë mbledhjes së radhës tëKëshillit Shqipëri-BE në Bruksel, zz. Josep Borrel dhe Oliver Varhelyi (Komisioneri i Zgjerimit) i thanë me ngulm KM Edi Rama se traktati me Emiratet dhe kontrata me AlAbaarin përportin e Durrësit shkelnin Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që mbetet baza e marrëdhenive dypalëshe. Edhenjoftimi për shtyp i tyre mbas mbledhjes aludonte dukshëmpër këtë problem. Shqetësimi për kontratën e Portit Durrës u shpreh periodikisht edhe nga Delegacioni i BE në Tiranë derivonë. Parlamenti Europian ishte edhe më eksplicit: në 19 maj2022 rezoluta për Shqipërinë shënonte se “projektet e infrastrukturës, përfshirë portin e Durrësit, duhet të jenë nëpërputhje me standardet e BE-së për prokurimin publik tëpërfshira në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit“.
Megjithatë qeveria Rama vuri në kandar “përfitimet” ngakontrata AlAbaar dhe ato të Shqipërisë nga BE e pastajvendosi për të parën. Mbase më thjesht: nuk u lodh fare me kandarin se e kishte ndarë mendjen që në fillim për“përfitimet“. Në fund të nëntorit të shkuar mazhorancaparlamentare soc-rilindiste e miratoi kontratën mbasi Rama mbajti një fjalim të gjatë plot me ofendime për opozitën. Kjo e fundit kundërshtoi sa mundi në sallën plenare mbas dy vjetëshdenoncimi të parreshtur. Por jashtë sallës në rrugë mungoninmijëra protestues si dhe studentja me flamur europian në dorëqë përballeshin me policinë. Që të jemi të drejtë kontrata e portit të Durrësit për ne është i fundit nga shumë raste tëgrabitjes së pasurisë publike; kurse për BE është një mohim imundësisë për biznes i kompanive europiane. Pra është e dëmshme por jo aq fatale sa ligji gjeorgjian. Një ligj ingjashëm me gjeorgjianin do të kishte qenë ligji antifjalë përmedian online. Por në këtë rast Rama u zbyth nga presioni iBrukselit e i Strasburgut. P/ligji antifjalë nuk arriti në plenaredhe qytetarët shqiptarë nuk patën mundësi të provohen me “testin Tbilisi”. Por të tillë test mund t’a kenë në të ardhmenp.sh. me amnisitinë fiskalo-kriminale e me pasaportat e arta.
Sepse Tbilisi na e kujtoi se vetëm i zoti e nxjerr gomarin ngabalta ndërsa Borrellët miqësore edhe mund të ndihmojnë disi. Dhe siç na mëson Shkrimi i Shenjtë shpëtimi vjen ngasakrifica.
Genc Pollo, Ish minister e deputet, 13 mars 2023
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/