Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Dyfishimin e pagave e vodhi qeveria përmes oligarkëve, shikoni shifrat dhe do bindeni”

13/03/2023
“Dyfishimin e pagave e vodhi qeveria përmes oligarkëve, shikoni shifrat dhe do bindeni”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga secili prej nesh një thirrje e brendshme na fton, të votojmë ndryshimin, tha sot Berisha në Belsh.

Argumentat:

Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini, se nga rruga Qukës-Qafë Plloçë gjer te bajpasi i Vlorës, gjer të rruga Hani i Hotit-Vermosh, bajpasi i Fierit, që të gjitha kanë patur financime të garantuara nga qeveria që dorëzoi pushtetin. Që të gjitha.
Por çfarë ndodhi? Këta qeveritarë u vërsulën si lukuni e pangopur duke vjedhur fondet publike në mënyrë më të pamëshirë.

Unë ju them këtu, u them gjithë banorëve të Belshit, që sipas KLSH-së brenda 9 muajve, qeveria e Edi Ramës ka vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë mjaftojnë plotësisht për të rritur të gjitha rrogat në Shqipëri, 130%. Fondi i pagave është 97 miliardë lekë.
Po pse nuk ndodh kjo? Rruga që duhej të ndërtohej me 1 mln euro km, ndërtohet me 6-7. Rruga që duhet të ndërtohet me 2 mln euro km, ndërtohet me 24 mln euro kilometri.
Isha dje në Pogradec. Rruga Qukës-Qafë Plloçë ka filluar në vitin 2011 me financim dhe çdo gjë të gatshme vetëm të eci. 73 mln euro kushtonte, projekti ishte përfunduar dhe gjithçka.

Çfarë bënë. Për të vjedhur thanë prit, ky projekt ka nevojë për ndryshime. Kanë nevojë xhepat e tyre, por banka nuk jep kurrë kredi pa studiuar projektin. E morën, ndryshuan projektin, sot nga 2013 në 2023, pas 10 rruga, kostoja e saj nga 70 ka shkuar në 250 mln. Dhe në fund këta hajdutë të shpërfytyruar, çfarë bënë për të shtuar vjedhjet. Për të shtuar 50 mln dollarë të tjerë në rrugë, ndoqën jo projektin, por trajektore të cilat nuk u puqën rrugët njëra me tjetrën. Dolën me disnivel në Trebinjë, 14 metra në Zvërnackë, 6-7 metra. Dhe tani duhet ta zgjasim, duhet ti sillemi rrotur që ti puqim dy segmentet e rrugëve. Por nuk ka hajdutë më të shpifur se këta.

Fëmijët tuaj ikin, shërbimi shëndetësor shkatërrohet, arsimi po familmenton, kurse këta kur nuk gjejnë rrugë tjetër për të vjedhur, merren vesh, ti ec në këtë drejtim, ky tjetri në drejtim tjetër dhe pastaj na del disniveli 14 metra dhe pastaj vrapojnë e marrin edhe 50 mln të tjera hua, që i paguajnë qytetarët.
Unë ju dhashë ju këto shembuj, por u them unë ju, se specialistë të pavarur të ekonomisë, kanë gjetur se në punime publike këta vjedhin edhe deri në 90% të kostos që shpenzohet.

Në Tiranë ndërtohen shkolla 6 mln euro, në një kohë kur ajo shkollë në Berlin, Paris, Romë e kudo, kushton 690 mijë euro. Ka manuale ndërtimi. Kush merret me ndërtim e di, ka manuale, të cilat nxjerrin kostot dhe çdo gjë.

A është kjo një apel për çdo qytetar të Dumresë të votojë për ndryshimin, a mundet të ecet në këtë mënyrë symbyllas. Unë besoj se nga secili prej nesh një thirrje e brendshme duhet të na ftojë, të votojmë ndryshimin. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

PD denoncon Delina Ibrahimajn: “200 mijë euro për ‘Delina n’Fest’, para publike për interesa familjare”

10/04/2026
Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

Zbutja e dënimit për vrasjen e policit në Fier, Lamallari: Sulm ndaj shtetit dhe rendit ligjor

10/04/2026
Sarandë/ Humb jetën një 55-vjeçar duke punuar me eskavator

GJIROKASTËR/ 60-vjeçari ra aksidentalisht nga tarraca e hotelit të tij

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.