Foto Ilustruese
Polica e Tiranës ka dhënë detaje për grabitjen e sotme të një pike tregtimi gazi në Fushë Prezë.
Sipas policisë, mësohet se në orët e para te mëngjesit të sotëm në Fushë Prezë, në rrugë dytësore, te karburanti “Alb Gaz”, persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur me dhunë kasafortën me një vlerë rreth 600.000 lekë.
Autorët kanë thyer kamerat e sigurisë dhe janë larguar me një mjet , dyshohet me ngjyra të zezë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





