Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këlliçi në Zall Herr, njerëzit po shpërthejnë nga mllefi kundër Veliajt

04/03/2023
Këlliçi në Zall Herr, njerëzit po shpërthejnë nga mllefi kundër Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në bashkëbisedim me banorët e fshatit Zallherr të Tiranës, kandidati i Partisë Demokratike , Belind Këlliçi u shpreh se në 14 Maj fitorja e demokratëve është e sigurtë. “Qytetarët po numërojnë ditët dhe kanë mllef” u shpreh Këlliçi, që prej 1 muaji e gjysëm është në takime të përditshme me banorët e Tiranës si pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”.

“Njerëzit po numërojnë ditët. Po numërojnë ditët. Është larg 14 Maji. Njerëzve u ka ardhur shpirti në majë të hundës, unë kam 1 muaj e gjysëm që jam 8 orë në ditë në ecje në qytet, në lagje, kudo. Njerëzit po shpërthejnë. Gjysmat e materialeve filmike nuk i nxjerr dot prej mllefit, dufit dhe sharjeve që njerëzit kanë për Erjon Velinë. Se i ka vjedh, i ka varfëru dhe i ka poshtëru. Dhe atë që i ka bërë është dëmi më i madh për brezin e ri” u shpreh Këlliçi.

Gjatë bashkëbisedimit me kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, banorët e Zallherrit ngritën shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm dhe të rrugëve, një fakt që dëshmon se rrethinat e kryeqytetit janë lënë në harresë nga bashkia.

“Ujë të pijshëm, normalisht aty e kemi problemin, ujin për vaditje ne as nuk e diskutojmë fare” tha një nga banorët e zonës në takim.
“Këto kanë shtruar rrugët deri te shtëpiat e tërmetit” rrëfeu një tjetër.

“Ne kemi ndejt 1 muaj e gjysëm pa ujë të pijshëm dhe paguajmë lekë, pa ujë të pijshëm e dinë të gjithë” u ankua një tjetër i pranishëm në takim.

Ankesat dhe problematikat në Zallhherr janë mbajtur shënim nga stafi i kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi që premtoi se do të rikthehet në takim me banorët e zonës bashkë me një program realist, të hartuar nga një ekip ekspertësh. Programi që do të prezantohet në fushatë, tha Këlliçi do të përmbajë zgjidhjet konkrete të problemeve që janë shtruar përgjatë turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.